Bonuçi te Juventus? Flet njeriu që solli në Torino Cristiano Ronaldo-n

Publikuar tek: sport, më 20:06 26-07-2018 Bonuçi te Juventus? Flet njeriu që solli në Torino Cristiano Ronaldo-n

Me transferimin e Cristiano Ronaldo-s Juventus ka bërë një "goditje" shumë të madhe në merkato, ndoshta ndër më të bujshmet në historinë e vet.

Drejtori i përgjithshëm i Juventus, Giuseppe Marotta, në një intervistë për "Sky Sport" është shprehur se janë shumë krenar që kanë arritur të firmosin me portugezin, por në të njëjtën kohë nuk ka kaluar pa përmendur edhe lajmin për një rikthim të mundshëm të Bonuçit në Torino.

"Në këtë moment kemi një staf të plotë, veçanërisht në mbrojtje.

Marrëdhënia me Bonuçi-n bazohet në respekt të ndërsjellë, por tani për tani nuk do të shkoj më tej", është shprehur Marotta, i cili me shumë mundësi i ka vënë "kapakun" mbrojtësit, duke mos e respektuar një rikthim të tij te kampionët e Italisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kampionati Botëror 2018, ja kush është GOLI më i BUKUR
»
Article Logic
Execution time: 0.0041580200195312
array(1) { ["section"]=> string(76) "bonuci-te-juventus-flet-njeriu-qe-solli-ne-torino-cristiano-ronaldo-n-129244" }