Bora e fshatit Dardhë, fluks vizitorësh në malet piktoreske

Publikuar tek: kulture-art, më 16:14 25-01-2015 Bora e fshatit Dardhë, fluks vizitorësh në malet piktoreske

Fshati Dardhë në rrethin e Korçës, një fshat malor piktoresk, me histori e kulturë të veçantë,  është i vizitueshëm në të katër stinët e vitit dhe fundjava e cila e gjen fshatin me borë këtë janar, ka konfirmuar fluksin e vizitorëve.

 

Dardha në dimër bëhet më e bukur edhe  për shkak të  borës dhe pistës së skive. Atje në fund-javë mblidhen shumë vizitorë jo vetëm  nga  Shqipëria por edhe vendet rreth saj. Nuk mungojnë  ish dardharë, njerëz të mërguar hershëm prej saj, apo edhe  të tjerë te larguar drejt Tiranës apo qyteteve të tjera,  që nuk e harrojnë dhe e vizitojnë vëndlindjen e tyre.

Eshtë 19 kilometra në juglindje të Korçës, në një lartësi gjeografike mbi 1300 m,  dhe sapo e përmënd vetvetiu e çon përfytyrimin tek dimri i gjatë me borë.

Ky fshat është  një  ndër fshatrat më të veçantë në këtë zonë të Shqipërisë. sepse është interesante të shohësh një  fshat që shtrihet në shpatin e malit, ndryshe nga fshatrat e tjerë që  janë vendosur në rrëzë të tij.

Po ja që  Dardha ka gjetur malin si taban për shtëpitë e saj. Një fshat me shumë pak banorë,por që ka mbi 20.000 vizitorë në vit dhe që të ofron mundësinë për të zbuluar peisazhe të bukura si dhe aktivitete sportive dimërore.

Në Dardhë është një pistë ku vizitorët mund të mësojnë e të bëjnë ski fal kujdesit të komunës dhe të mësuesëve të skive. Në Dardhë ka dhe disa hotele ku mund të akomodohesh  e të shijosh  gatimin tradicional e të shëndetshëm. Çmimet variojnë nga 2 mijë Lekë të reja në natë për nëj dhomë e deri në 70 Euro në varësi të qëndrimit.

Fluksi dhe kërkesat kanë bërë prej dy-tre vitesh që dhe kompanitë turistike të ofrojnë paketa qëndrimi për grupe dhe familje në fshatin mikpritësh të Korçës.  

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Së shpejti, do kemi internet në hapësirë dhe në Mars
1 vit nga ikja e Usta Laver Bariut »
Article Logic
Execution time: 0.11489200592041
array(1) { ["section"]=> string(63) "bora-e-fshatit-dardhe-fluks-vizitoresh-ne-malet-piktoreske-1449" }