Bora 'mbërthen' Dibrën, izolohen 5 mijë banorë të fshatit Ostren

Publikuar tek: aktualitet, më 08:32 11-01-2019 Bora 'mbërthen' Dibrën, izolohen 5 mijë banorë të fshatit Ostren

Reshjet intensive të borës kanë 'mbërthyer' kryesisht qarkun e Dibrës.

Mësohet se 30% e njësive administrative janë pa energji elekrtike prej dy ditësh ndërsa rrugët janë të bllokuara.

Trashësia e dëborës në zonat e ulëta arrin në 50 cm, ndërsa në ato të thella dhe malore rreth 1.5 metër.

Sakaq, mësohet se situata më e vështirë ështrë në Njësinë Administrative Ostren, ku rreth 5 mijë banorë bëjnë apel për ndihmë.

Aksi nacional Peshkopi-Tiranë qarkullohet me zinxhirë, por situata duket më problematike në rrugët e fshatrave që lidhen me qendrat e banuara si Peshkopi dhe Bulqizë. 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shqipëria renditet e fundit në Europë, cili është sektori  'problematik'
Ortekë bore në Librazhd, bllokohet aksi rrugor »
Article Logic
Execution time: 0.022364139556885
array(1) { ["section"]=> string(68) "bora-mberthen-dibren-izolohen-5-mije-banore-te-fshatit-ostren-148325" }