Bordi i Kullimit në Fier pastron kanalet vaditëse

Publikuar tek: ekonomi, më 16:05 29-07-2016 Bordi i Kullimit në Fier pastron kanalet vaditëse

Bordi i Kullimit në Fier ka filluar me kohë të pastojë kanalet kulluese e zbavitëse si dhe kolektorët që ndikojnë te fusha e Myzeqesë. 

Ndërhyrja rrënjësore te kanalet kulluese e vaditëse si dhe kolektorët kryesorë, ka nisur për herë të parë pas 25 vitesh.

Burime nga ministria e Bujqësisë kanë bërë të ditur se, pas punës së nisur prej fillimit të stinës së verës, ku janë pastruar pothuajse të gjithë kolektorët dhe kanalet kryesore kullues e vaditës, fermerët nuk do kenë më problem me vaditjen dhe përmbytjet e tokave bujqësore nga reshjet.

Fermerët e fushës së Myzeqesë nuk do të kenë më probleme përmbytjesh të tokave bujqësore prej reshjeve që do të bien në stinën e dimrit.

Garancia jepet nga bordi i kullimit të Fierit, i cili po con drejt fundit procesin e pastrimit të kanaleve kulluese dhe kolektorëve kryesorë që përshkojnë të gjithë zonën. Rreth 20 mijë ha tokë bujqësore do përfitojë nga pastrimi i kolektorëve të Gjazës dhe Grabianit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.087200880050659
array(1) { ["section"]=> string(55) "bordi-i-kullimit-ne-fier-pastron-kanalet-vaditese-48116" }