Borë dhe temperatura të ulëta, ja gjendja e akseve kryesore të vendit

Publikuar tek: aktualitet, më 10:14 12-01-2019 Borë dhe temperatura të ulëta, ja gjendja e akseve kryesore të vendit

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacion mbi gjendjen e akseve kryesore të vendit.

Sipas ARRSH, kompanitë e mirëmbajtjes kanë punuar gjatë gjithë natës për pastrimin e rrugës nga bora dhe shpërndarjen e kripës.

Në Rajonin Jugor qarkullimi bëhet pa zinxhir.
Në Rajonin Verior: të gjitha akset e Tropojës qarrkullimi bëhet pa zinxhir.
Kukës-Bushtricë pjesërisht me zinxhir. 
Domaj-Draj-Rec me zinxhir.
Në akset e qarku Dibër po punohet per hedhjen e kripës, kalimi bëhet me zinxhir, ose pjesërisht me zinxhir në segmentet Kuben-Vasije, Peshkopi- Qafë Drajë, Ura Cerenecit-Steblevë, Qafë Bualli-Krastë, Burrel-Komsi.
Bulqizë-Fushë Bulqizë kjo pasi era të forta bëjnë grumbullimin e borës në rrugë. 
Skuraj-Peshkopi është i pastruar nga bora dhe kalimi bëhet pa zinxhir, vetëm një pjesë e këtij segmenti në Fushë Bulqizë ku bëhet grumbullimi i borës në rrugë, rekomandojmë perdorim të zinxhirëve.
Në rajonin Qendror qarkullimi bëhet me zinxhir në segmentet rrugore, si: Qafë Shllak, Lunik-Steblevë, Krujë-Sarisalltik, Trau i Dajtit, Teleferik, Antenat, Vilat Qeveritare. Qafë Priskë-Shengjergj. Qafe Priskë-Qafë Mollë.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0067100524902344
array(1) { ["section"]=> string(75) "bore-dhe-temperatura-te-uleta-ja-gjendja-e-akseve-kryesore-te-vendit-148467" }