Bosët e medias, mes afsheve të verës dhe sharjeve për qeverinë, ja pse ndodhi takimi i djeshëm

Publikuar tek: politike, më 08:45 24-09-2015 Bosët e medias, mes afsheve të verës dhe sharjeve për qeverinë, ja pse ndodhi takimi i djeshëm Ne foto nga e majta ne te djathte: Nikolle Lesi, Armand Shkullaku, Ylli Ndroqi, Irfan Hysenbelliu, Andi Bushati, Ylli Rakipi

Mes afsheve të verës dhe diskutimeve të zjarrta, “bosët” e medias shqiptare janë mbledhur dje, por nuk dihet për të vendosur për fatet e gazetarisë apo për fatet e tyre private e personale. 

Kështu, në këtë foto, duken qartë Irfan Hysenbelliu, pronar i gazetës “Panorama”, “Gazetës Shqiptare” dhe “News24”; Ylli Ndroqi, pronar i “Ora News” dhe “Channel One”, Nikollë Lesi, pronar i Gazetës “Koha Jonë”, Ylli Rakipi, drejtor i “Ora News” dhe dy rebelët e përjetshëm Armand Shkullaku dhe Andi Bushati, që sot drejtojnë web lapsi.al ndërsa Shkullaku mban detyrën edhe të drejtorit të Informacionit të ABC News.

nik1

Por cila është arsyeja që gjithë këta njerëz janë ulur se bashku në një drekë që ka zgjatur 6 orë, ku shishet e verës iknin e vinin?

Së pari, vendndodhja e tyre është te pallatet e Irfanit, ngjitur me hipotekën. Disa prej atyre që ishin në tryezë thonë se miqtë dhe armiqtë, sipas dallgëve të këtyre kohëve, janë bërë bashkë për të “qarë” hallin e kredive nëpër banka dhe sekuestrove që duan të vendosin këto të fundit.

Të tjerë e kundërshtuan këtë, dhe thanë se një ndër çështjet është edhe organizim i përbashkët në një linjë për të qenë oponentë të kësaj qeverie, për të cilën, bosët e medias nuk lanë gjë pa thënë.  

Por gjithçka është diskutuar, do të bëhet e qartë në vijim, ku do të shihen edhe politikat editoriale të mediave që ata drejtojnë.  

Lexo edhe:Nikollë Lesi: Ju rrëfej pse u takuam ne "bosët" e medias dhe si do vijojnë më tej takimet

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ish-truproja i Berishës, inspektor i mishit në Bashkinë e Tiranës
Meta kërkon ndihmën e SHBA për hetimin e çështjes së CEZ: Shqiptarëve u ka kushtuar miliona euro »
Article Logic
Execution time: 0.02032995223999
array(1) { ["section"]=> string(98) "boset-e-medias-mes-afsheve-te-veres-dhe-sharjeve-per-qeverine-ja-pse-ndodhi-takimi-i-djeshem-21532" }