Boshatiset Tirana Zyrtare, "kokat" e Qeverisë "mësyjnë" nëpër Evropë

Publikuar tek: barometri, më 09:37 21-03-2018 Boshatiset Tirana Zyrtare,

Qeveria Rama 2

Nëse keni parë më pak eskorta të qarkullojnë këto ditë nëpër Tiranë, mos u shqetësoni! “Ata” janë mirë...

E kemi fjalën për zyrtarët e qeverisë Rama 2 të cilët janë shpërndarë nëpër Europë, shkruan newsbomb.al.

Kështu, shefi i qeverisë, Edi Rama bashkë me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati ndodhen në Bruksel nga ku po kërkojnë çeljen e negociatave për Shqipërinë.

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe zëvendësja e tij Romina Kuko gjithashtu nuk ndodhen në Shqipëri. Xhafaj e Kuko po zhvilllojnë takime të nivelit të lartë në Gjermani ndërsa edhe ministri më punëtor i Ramës Niko Peleshi “ia ka mbathur” në Hollandë. Pandeli Majko gjithashtu, pas fjalimit të bujshëm në Kuvend, iku në Britani.

Rama ka lënë këtu si përfaqësuese dinjitoze zëvendësen e tij Senida Mesi e cila ditën e djeshme veshi një palë çizme për ta parë më në fund, pas shumë thirrjeve nga kryebashkiakja Voltana Ademi, nga afër Shkodrën e përmbytur.

Mesi nuk pranon që nuk pranon të shpallë emergjencën në Shkodër, pavarësisht se qarku noton në ujë dhe është paralajmëruar përkeqësim i situatës.

E ndërsa, “kokat” e qeverisë vazhdojnë takimet e tyre nëpër Europë, ne s’na mbetet gjë tjetër veçse të lutemi mos keqësohet moti, derisa “ata” të duken sërish me çizmet e fotografët e tyre profesionistë për foto me sa më shumë cilësi. / newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.043993949890137
array(1) { ["section"]=> string(70) "boshatiset-tirana-zyrtare-kokat-e-qeverise-mesyjne-neper-evrope-113975" }