Bota e egër në ALARM: Fshatarët masakrojnë 11 speciet drejt zhdukjes

Publikuar tek: bota, më 23:10 16-04-2018 Bota e egër në ALARM: Fshatarët masakrojnë 11 speciet drejt zhdukjes foto ilustruese

Një lajm i frikshëm ka vendosur në alarm autoritetet ndërkombëtare që merren me speciet në zhdukje, pasi 11 luanë të një lloji të veçantë janë vrarë barbarisht nga banorët e një fshati në Ugandë.

Sipas mediave të huaja, 3 luanesha dhe 8 këlyshë luani që janë në listën e specieve drejt zhdukjes, janë helmuar nga fshatarët me justifikimin se këto të fundit u hanë bagëtitë.

Mbetjet e kafshëve u gjetën në Parkun Kombëtar të Mbretëreshës Elizabeth në Ugandë, ndërkohë që në park janë strehuar më shumë se 200 luanë me qëllim shtimin e rracës.

Tensionet midis mbrojtësve të kafshëve të egra dhe fermerëve kanë qenë të agravuara prej vitesh, ndërsa autoritetet kanë urdhëruar dëbimin e tyre nga vendi.

Policia aktualisht po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Më shumë në këtë kategori: « Vazhdojnë sulmet ndaj MEDIAS: Vritet në mënyrë misterioze gazetarja e njohur
Shtëpia e Bardhë: Priten sanksione të reja ndaj Rusisë »
Article Logic
Execution time: 0.0037808418273926
array(1) { ["section"]=> string(74) "bota-e-eger-ne-alarm-fshataret-masakrojne-11-speciet-drejt-zhdukjes-117136" }