Bota e futbollit kujton Johan Cruyff, njeriun që ndryshoi futbollin

Publikuar tek: sport, më 19:01 24-03-2016 Bota e futbollit kujton Johan Cruyff, njeriun që ndryshoi futbollin

Johann Cruyff la një gjurmë të jashtëzakonshme në botën e futbollit dhe njerëzit e lojës e kujtuan ish-kolegun apo trajnerin e tyre nëpërmjet rrjeteve sociale, nëpërmjet së cilave ndanë kujtimet e shprehën ngushëllime për legjendën e futbollit holandez dhe atë botëror.

Federata Holandeze e Futbollit, njoftoi me trishtim të madh ndarjen nga jeta të Johann Cruyff, duke shkruajtur: Nuk ka fjalë për të përshkruar humbjen që ne ndjejmë, nëpërmjet një statusi në Twitter që mbyllej me numrin legjendar të Johannit, atë 14. Gjithashtu dhe klubi i tij më i rëndësishëm në karrierën futbollistike, Ajax shprehu ngushëllimet për familjarët dhe të afërmit e legjendës së futbollit. Ndërkohë që klubi i Barcelonës, shkroi: Gjithmonë do të të duam Johann. U prefsh në paqe! Ndërsa presidenti i blaugranave Bartomeu në një intervistë deklaroi se Barcelona e tanimshe nuk do të ishte e tillë pa kontributin e holandezit.

Ngushëllime familjes i shprehu dhe Federata Angleze e Futbollit dhe klubi i Liverpulit, që në mesazhin e tij e kujtoi nëpërmjet një deklarate të vetë Cruyff mbi drithërimat që i kishte dhuruar prania mes tifozëve në “Anfield Road”. Ronald Koeman, ish lojtar i tij dhe futbollisti që i dhuroi Championsin me katalanasit me golin e tij në finalen me Sampdorian shkroi: Thellësisht i hidhëruar për vdekjen e trajnerit tim më të mirë dhe të një miku të afërt. Faleminderit për gjithcka! Përgjithmonë në zemrat tona.  Romario, futbollisti që Cruyff vlerësontë më shumë nga Dream Team i tij e cilësoi si njeriun më të rëndësishëm në karrierën e tij futbollistike  ndërsa bëri të ditur se do t’i jetë përgjithmonë mirënjohës për përkrahjen që i ka dhënë. Një mesazh për Cruyff nuk mungoi as nga ylli i futbollit botëror, Lionel Messi që shkroi: Një tjetër legjendë, u nda nga ne sot! (Supersport)

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kënga me të cilën Shkëlzen Gashi me shokë, përshëndesin tifozët
De Biasi: Shqipëria nuk frikë askënd »
Article Logic
Execution time: 0.049218893051147
array(1) { ["section"]=> string(72) "bota-e-futbollit-kujton-johan-cruyff-njeriun-qe-ndryshoi-futbollin-35931" }