Bota e sportit në ankth, ‘fenomeni’ Ronaldo përfundon në spital

Publikuar tek: sport, më 14:40 12-08-2018 Bota e sportit në ankth, ‘fenomeni’ Ronaldo përfundon në spital

Njëri prej futbollistëve më të mirë të të gjitha kohërave Ronaldo (Fenomeni) është shtruar me urgjencë në spital për shkak të problemeve në mushkëri. 41-vjeçari ndodhej në Ibiza të Spanjës me pushime dhe ka ndjerë shqetësime në frymëmarrje. Sipas mediave spanjolle, ai vuan nga pneumonia, sëmundje e rëndë që prek mushkëritë dhe ka efekte të rënda në shëndet.

Futbollisti u transportua në një spital privat "Can Misses" ku I është nënshtruar një trajtimi intensiv. Deri më tani nuk ka të dhëna të tjera në lidhje me gjendjen e tij, pasi mjekët kanë vendosur t'i ruajnë "të dhënat sekrete".

Futbollisti ka patur probleme me shëndetin gjatë gjithë jetës, dëmtimet e vazhdueshme në gju gjatë kohës që luajti si futbollist dhe mbipesha.

Pneumonia është sëmundje që shkaktohet nga faktorë të ndryshëm: si viruset, astma, konsumi i duhanit, diabeti, problemet në zemër, etj. Duhet thënë se është një sëmundje me pasoja fatale nëse nuk trajtohet në kohë dhe instensivisht.

"Fenomeni" ka fituar në karrierë dy "Topa të Artë" dhe 2 Kupa Bote, por ai do të mbahet mend për spektaklin në fushë dhe klasin madhështor që shfaqi me Barcelonën,  Interin, Realin e Madridit dhe Brazilin.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shifër e çmendur, Monaco bën kërdinë në merkato dhe mbush arkat
Pas shtrimit në spital, Ronaldo jep lajmin e shumëpritur për fansat »
Article Logic
Execution time: 0.022820949554443
array(1) { ["section"]=> string(67) "bota-e-sportit-ne-ankth-fenomeni-ronaldo-perfundon-ne-spital-130894" }