Bota e sportit në zi, ndahet papritur nga jeta ish-kampionia e botës

Publikuar tek: sport, më 22:52 26-10-2018 Bota e sportit në zi, ndahet papritur nga jeta ish-kampionia e botës

Një lajm i dhimbshëm ka prekur botën e sportit dhe në veçanti të volejbollit. Ish-kampionia italiane e botës Sara Anzanello është ndarë nga jeta në moshën 38-vjeçare pasi vuante nga sëmundjet e hepatitit në mëlçi dhe leuçemia.

Anzanello u diagnostikua me kancer në mëlçi në vitin 2013 dhe u tërhoq nga sporti për t’u kuruar dhe rehabilituar plotësisht. Fatkeqësisht në mes të vitit 2017, ajo u diagnostikua me sëmundjen e leuçemisë.

Ajo nuk mundi t’i shpëtonte vdekjes dhe vdiq tragjikisht në një moshë fare të re.

Anzanello ishte njëra prej sportisteve më të dekoruara italiane, pasi kishte fituar me kombëtaren 3 tituj kampion bote në volejboll (2002, 2007 dhe 2011).

Në 2013 u tërhoq përfundimisht nga sporti pasi iu nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale për t’u shëruar nga hepatiti mëlçi.

 

Sondazh per Personazhin e Vitit

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bleu Mercedes 600 mijë euro, Gruevski thirret të kryejë dënimin me burg
»
Article Logic
Execution time: 0.015259027481079
array(1) { ["section"]=> string(74) "bota-e-sportit-ne-zi-ndahet-papritur-nga-jeta-ish-kampionia-e-botes-139252" }