Botërori 2018/ Shqipëria në “ferr”, përballet me Spanjën dhe Italinë

Publikuar tek: sport, më 17:54 25-07-2015 Botërori 2018/ Shqipëria në “ferr”, përballet me Spanjën dhe Italinë

Shqipëria ka njohur kundërshtarët e saj për Kupën e Botës 2018 që do të zhvillohet në Rusi. Shorti e ka vendosur Kombëtaren tonë në grupin G, së bashku me Spanjën, Italinë, Izraelin, Maqedoninë dhe Lihtenshtajnin.

E ndodhur në vazon e tretë për herë të parë në histori, për Shqipërinë shpresohej për një grup më të lehtë, por fati ka vendosur ndryshe. Duke parë përbërjen e grupit, ndoshta skuadra shqiptare do të luftojë për vendin e tretë pasi për dy vendet e para lufta do të zhvillohet mes Spanjës dhe Italisë.

Shqipëria dhe Italia do të përballen për herë të parë në historinë e tyre në një kompeticion ndërkombëtar, siç është Kupa e Botës. Për tifozët e shumtë të Italisë, kjo përballje është një lajm i mirë pasi do të ndjekin nga afër dy skuadrat e zemrës së tyre.

Gjithashtu, shorti i ka rezervuar Shqipërisë përballjen me një vend fqinj. Maqedonia do të jetë një prej kundërshtarëve tanë në grupin G. Ndonëse jo me nivelin e lartë të emocionit që përmbajnë ndeshjet kundër Serbisë dhe Greqisë, përballja me Shqipëri-Maqedoni ka për të qenë jo e lehtë për të dyja skuadrat. 

Lexo edhe: 

Gianni de Biasi: Shqipëria ime kundër Italisë në Kupën e Botës

Botërori2018/ Shmanget përplasja Brazil-Argjentinë në fazën e parë

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Devi Muka: As e kemi kërkuar Nexhipin e Partizanit, dhe asnjë futbollist të kësaj skuadre
Duka: I madh bëhesh duke mundur të mëdhenjtë. De Biasi: Short konkurrues dhe stimulues »
Article Logic
Execution time: 0.042723894119263
array(1) { ["section"]=> string(70) "boterori-2018-shqiperia-ne-ferr-perballet-me-spanjen-dhe-italine-16980" }