Botohen dy librat e të madhit Dritëro, Elona Agolli e prekur: Kalova një natë pa gjumë, ia dola mbanë...

Publikuar tek: kulture-art, më 10:42 12-10-2017 Botohen dy librat e të madhit Dritëro, Elona Agolli e prekur: Kalova një natë pa gjumë, ia dola mbanë...

Botohen dy librat e shkrimtarit të madh Dritëro Agolli , një libër me aforizma dhe një me poezi.

"Nulla Dies Line Linea” titullohet libri me aforizma dhe “E bukura, lozonjarja, tokësorja Grua” titullohet libri tjetërme poezi.

 Elona Agolli, vajza e të ndjerit Dritëro nuk ka mundur dot t’i mbajë emocionet e mëdha pas kësaj.

“Kalova një natë pa gjumë. Mendoja e kujtoja çaste të së shkuarës në të cilën kujtesa me zor përpiqej lehtas të trokiste ... Por nxitja e orëve të pagjuma ishin këto dy libra . Ja dola mbanë. Përmbusha një dëshirë e lumturim . Tamam një vit më parë , babi më puthte në ballë i lumturuar duke ledhatuar kopertinën e Prit edhe pak.Dje , kur librat e rinj i mora në dorë , syri u lagështua , prekja u zbut , veshtrimi u përqëndrua i palëvizur;

Siç shihet e nanuritet një fëmijë ashtu ngaherë i jemi afruar krijesave -libra .

Më i gjallë se të gjallët je babushi im”, shkruan Elona tejet e emocionuar .

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arkeologu italian: 12 mijë vite më parë kanë banuar njerëz në Kosovë
»
Article Logic
Execution time: 0.036430835723877
array(1) { ["section"]=> string(104) "botohen-dy-librat-e-te-madhit-dritero-elona-agolli-e-prekur-kalova-nje-nate-pa-gjume-ia-dola-mbane-95609" }