Botohet libri 'E vërteta për Nolin' nga studiuesja Entela Komnino

Publikuar tek: kulture-art, më 20:18 15-02-2018 Botohet libri 'E vërteta për Nolin' nga studiuesja Entela Komnino

Entela Komnino e njohur si gazetare në televizionin publik shqiptar, doktore në Letërsi, është autorja e librit më të fundit për Fan Nolin me titullin ‘E vërteta për Nolin’.

Libri i promovuar së pari në Ministrinë per Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, e më pas edhe në Universitetin e Tetovës, do të përurohet nesër në Prishtinë.

Newsbomb i kërkoi autores të paraqesë për lexuesit çfarë sfidon ‘E vërteta për Nolin’.

Kodi i të bërit shqiptar

Citimi i autorëve si Noli kur kanë kapërcyer edhe shekullin, me të vërteta që tingullojnë sikur po përshkruajnë çastin tonë, përveç misterit të kohës që i ka prodhuar, ngrenë një pikëpyetje masive për një përgjigje sfidante.

I nisur si ‘Kodi retorik në publicistikën e Nolit’, ‘E vërteta për Nolin’ rezultoi në kodin e të bërit shqiptar.

‘Orator fit, poeta nascitur’ (orator bëhesh, poet lind) deklamonin retorikët e lashtë. Shqiptar duhet të lindesh e të bëhesh na referon qenësia e Nolit. 

Duke nisur nga oratoria;

Publicistika është e vetmja ekzistencë e dëshmuar e Shqipërisë në fundfillimshekullin XIX-XX, që përcillte nga ana tjetër gjithë veprimin kombiar mbi një substancë të patjetërsueshme siç ishte gjuha shqipe. Sakrifica martirësh në emër të shqipes e sollën atë të shenjtë deri në ditët tona, që dëshmon se substanca e saj, e njëkohshme me gjuhë të tjera të vdekura, ishte më primare e për rrjedhoje e paasgjësueshme nga substancat që kërkuan ta zëvendësojnë. Noli mbijetoi vetveten dhe shqipen e Shqipërinë pikërisht në auditoret e shenjta, brenda të cilave ishin martirizuar edhe të krishterë sepse kishin qenë shqiptarë. ‘Atme e fe’ e përfundonte Fishta ‘frymën’ dhe atdheun.

Në fund të jetës, Fan Noli me përkthimin na tregoi se edhe Krishti ishte poet sepse u fliste dishepujve me ritëm që të mbahej mend e riprodhohej prej tyre. Por edhe shqiptarët mund ta riprodhonin gjithashtu formulën e shenjtë përmendësh kanë shkruar priftërinjtë shqiptarë. Matzinger është i bindur se riprodhimi ‘shqip ose me letër’që gjendet në tekstet e Budit, Bogdanit, na lë sot të kuptojmë se shqip është përdorur si mekanizëm i qartë riprodhimi, pra një kapacitet retorik, që është shumë më tepër se sa një gjuhë thjeshtë kombëtare.

Noli vetë është sinonimi fizik i ligjërimit në shqip, ku vetë fjala ligjërim përcjell histori themeli. Shqiptarët ligjërojnë pa ndaluar në faktin se me këtë ushtrojnë si të folurën ashtu edhe gjykimin, të dyja si procese brenda të njëjtës fjalë, të dyja ashtu siç ndodhin në tru. Prania rrënjëve të vjetra Logos dhe Leg në një fjalë ka ruajtur zhvillime pasqyruese që mund të shpjegojnë fillimet e mendimit njerëzor dhe të të folurës, në një rrjet procesesh të pandara sot.

Shqiptari i lindur në Ibrik Tepe, që u bë shqiptar vetëm në rrethet e shqipes, nuk tregon të ketë ditur gjithë këtë proces, por që të jetë shqipëruar mbi këto kapacitete. Edhe pse nuk dëshmohet të ketë takuar ‘Mëmëdheun në formën e një perëndie dhe kultin e tij në vendin e një besimi fetar’ të Mid’hat Frashërit po në Turqi, fytyrimi i Shqipërisë në veprën e gjerë të Nolit është aq shumëfish sa dhe ligjërimi i tij; fetar, publicistik, politik, diplomatik.  Dhe kjo ndodhte në kushtet kur shqipja që ishte dhe ‘në këmbë’ të territoreve të sulmuara, zbarkonte përmes atdhetarëve me ligjësi mbijetese sipas adresimit të lashtë të oponencës në ligjërim. Gjuha e vetme e ndaluar e Perandorisë osmane dhe me mbi 300 vjet, ruajti Shqipërinë sipas të njëjtit kod me të cilin formuloi edhe shqiptarët e mëdhenj: lirika politike (genus deliberativum). Kjo ishte po ashtu një substancë që kishte të bënte me fillimet.

Filli i fillimeve mes NISUS e PONTUS, u ngjan kapaciteteve treguese të nisjes në të njëjtën mënyrë që ‘re’ (i ri/e re) vazhdon të formojë fjalë në gjithë gjuhët perëndimore që tregojnë ribërjen (reconstruksion, etj), pa patur kuptim më vete si e tillë në ato gjuhë.

Guximi përmes Nolit për t’u afruar me ARSYE-n shqip tek ‘ousia’ në kapacitetin fillestar të lëndës ‘prote ousia to proton’, e çon gjetjen deri në shkallën e habisë se si nuk është vënë re. ‘Ousia’ është përkthyer ‘shkak’ në shekullin XII, që jep një indikacion sinonimie me ‘arsyen’, por ‘shkak’-u latin (quidittas) me të cilin është përkthyer ‘ousia greke’, është vetëm një nga kuptimet e ‘arsyes shqiptare’. Kjo e fundit, më së shumti ngrihet si staturë mendimi siç edhe fjalëformon në shqip arsim, përsiatje ndoshta në ujërat e syrit të artë si kapacitete të përthyerjes në tru me figurë të përmbysur.

Bartjet e shqipes janë një velë që e drejton apelin e Nolit edhe në ditët tona përmes lëndës gjuhësore e mendore që prodhoi në shqip. Ato janë të tilla që pyetjen e Nolit në dukje retorike për Skënderbeun, e vendosin në kufij substancash fizike të ekzistencës.  Për shkak se nuk është thjeshtë një pyetje retorike, nuk është vetëm Skënderbeu ai që ka mbërritur i aftë për arsyetime me shumë se 500 vjet pas, por edhe procese si ato të Nolit kur tregon:

‘Ngandonjëherë pyes veten i habitur nëse mund të ketë sot ndonjë njeri që të jetë po aq i gjallë sa Skënderbeu?

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Maks Velo tregon emrat e spiunëve: Mes tyre shoku i ngushtë dhe vjehrra
Artisti jep alarmin, shkrihet pas 65 vitesh instituciuoni i artit në Tiranë »
Article Logic
Execution time: 0.022373914718628
array(1) { ["section"]=> string(70) "botohet-libri-e-verteta-per-nolin-nga-studiuesja-entela-komnino-110380" }