Botohet libri 'STATUS' në nder të figurës së gazetarit Agron Bala

Publikuar tek: kulture-art, më 16:54 22-01-2017 Botohet libri 'STATUS' në nder të figurës së gazetarit Agron Bala

Në përvjetorin e parë të ndarjes nga jeta të gazetarit, publicistit dhe pedagogut të njohur Agron Bala shtëpia botuese ALBAS ka botuar një libër të titulluar STATUS.

Në këtë libër janë përmbledhur statuset e Agron Balës të shkruara në rrjetet sociale gjatë dy viteve të fundit. Opinionet e shkurtra rreth problemeve të shoqërisë shqiptare flasin qartë për stilin e një gazetari vëzhgues në detaje, të mprehtë në ironi, të lirë në mendime e ndjesi, plot humor për miqtë dhe aq të thella kur ai filozofonte për jetën, vdekjen dhe dashurinë.

Të gjithë miqtë dhe dashamirësit e tij ishin mësuar ta shihnin Agronin me vite të tëra në ekranin e Televizionit Publik Shqiptarë në programin “7x7” dhe studentët në auditorin e universitetit.

Prej një viti ai nuk është më mes të afërmve, miqëve dhe studentëve të tij të dashur dhe gjithsecili prej tyre mund ta ketë tashmë profesor Gonin përmes këtij libri në raftin e biblotekës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Komunikimi i parë i shtetit shqiptar me një president amerikan: Keni treguar interes për vendin tim, na ndihmoni
“Fotot e ditës”... Prestigjozja “The Guardian” përzgjedh shkrepjen e fotografit shqiptar »
Article Logic
Execution time: 0.018964052200317
array(1) { ["section"]=> string(69) "botohet-libri-status-ne-nder-te-figures-se-gazetarit-agron-bala-66299" }