Bozdo i PD: Gjiknuri i doli kundër Ramës, opinioni e pa qartë aferën korruptive, pasurinë më të madhe të shqiptarëve

Publikuar tek: politike, më 12:21 05-02-2016 Bozdo i PD: Gjiknuri i doli kundër Ramës, opinioni e pa qartë aferën korruptive, pasurinë më të madhe të shqiptarëve

Enno Bozdo, sekretar organizativ në PD ka lëshuar akuza ndaj qeverisë Rama që sipas tij detyrohet të pranojë aferën korruptive me firmën turke për Skavicën. “Të kapur në mashtrim, paligjshmëri e korrupsion me aferën Skavica, qeveritarët kundërshtojnë njëri tjetrin, ose më sakte njëra palë i kundërvihet palës tjetër.​

Dje Gjiknuri doli kundër Rames. Opinioni publik e pa qartë aferën korruptive që kjo qeveri donte të ndërmerrte me Skavicen, pasurinë më të madhe të shqiptarëve”, tha Bozdo.

“Si rezultat i denoncimeve të Partisë Demokratike dhe presionit publik, qeveria u tërhoq dhe pranoi më në fund se ajo ka në dispozicion një studim profesionist të vitit 2009.

Ky studim percakton qartë cili është opsioni më i mirë për të ndërtuar Skavicen, në dobi të interesit publik.

Në këto kushte, e gjithë procedura e marrjes ne konsiderate të studimit të kompanisë Syzer dhe dhënia e bonusit kësaj kompanie, pa transparencë por si rezultat i bisedimeve sekrete, del qarte që është një korrupsion i pastër”, deklaroi për mediat sekretari organizativ i PD ndërsa renditi disa pyetje:

“Përse Rama pranoi, dhe i dha bonus studimit të Syzer mbi Skavicen, duke e paracaktuar si fituese, kur kishte ne dispozicion një studim profesional që prej vitit 2009?

Përse qeveria detyrohet tashme të pranojë se ekziston një studim i tillë, kur e kishte dhe e mbajti të fshehur, për të vazhduar me aferën e saj?

Si është e mundur që Rama pranoi një ofertë nga kompania Syzer, ndërsa studimi i plotë për Skavicen ishte ne sirtarin e ministrit Gjiknuri?

A e dinte Rama se Gjiknuri kishte ne dispozicion nje studim te mirefillte? Nqs po, perse ndermorri bisedime te fshehta me Syzer?

A e dinte Rama se eshte e paligjshme te pranosh nje propozim të pakërkuar, kur qeveria ka në dispozicion një studim të mirefillte?”.

Bozdo kërkoi në emër të PD hetim administrativ të mirëfilltë.

“Ne këto kushte, Partia Demokratike kërkon të shfuqizohet Vendimi që i ka dhënë bonus prej 8 pikesh klompanise Syzer.

Kerkojmë një hetim administrativ të mirëfillte, për të zbardhur këtë aferë korruptive.

Ministri Gjiknuri duhet të mbaje përgjegjësi për fshehjen e studimit mbi Skavicën. Asnjë pazar me Skavicën nuk do të pranohet. Skavica është dhe do te mbetet pasuri publike”, përmbylli Bozdo deklaratën.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Donald Lu në zyrën e Ilir Metës, takim kokë më kokë për Byronë Kombëtare të Hetimit
‘’Ftojmë shokun Edi Rama’’, Klosi prezanton kryetarin dhe kryeministri ia merr fjalës: Të afrojmë PS-në me shoqërinë »
Article Logic
Execution time: 0.021620035171509
array(1) { ["section"]=> string(119) "bozdo-i-pd-gjiknuri-i-doli-kunder-rames-opinioni-e-pa-qarte-aferen-korruptive-pasurine-me-te-madhe-te-shqiptareve-31808" }