Bozdo: Rama po i jep goditjen përfundimtare sheshit “Nënë Tereza” (FOTOT)

Publikuar tek: politike, më 14:26 06-07-2015 Bozdo: Rama po i jep goditjen përfundimtare sheshit “Nënë Tereza” (FOTOT) Projekti i Bashës

“Ende pa u ulur në karrigen e kryebashkiakut, Rama dhe Veliaj tashmë kanë marrë vendimin për të betonizuar hyrjen e parkut tëliqenit artificial në Tiranë si dhe për të shkatërruar sheshin “Nënë Tereza”, monument kulture”. Kështu është shprehur para mediat sekretari organizativ i PD-së Eno Bozdo.

Bozdo thotë se Rama bllokoi për dy vjet punën e Bashkisë për të arritur pikërisht te betonizimi dhe degradimi i sheshit “Nënë Tereza”.

“Pasi bllokoi për dy vjet projektet e Bashkisë së Tiranës, Edi Rama hodhi në fushatë miliona euro me burime të padeklaruara vetëm për të shtënë në dorë Bashkinë e Tiranës dhe sot çdokush e ka të qartë përse. Për të vazhduar betonizimin e saj, aty ku e la. Me një konkurs fallco, Edi Rama prezantoi sot projektin e tij të betonizimit pa kthim të hyrjes së parkut tëliqenit dhe sheshit “Nënë Tereza”.

Të gjithë e mbajnëmend se si në kulmin e fushatës elektorale, Veliaj, premtoi se nuk do të lejonte asnjë ndërtim të ri komercial në Tiranë, se do të zgjeronte kufijtë e parkut të liqenit dhe se do të mbronte dhe promovonte trashëgiminë kulturore të Tiranës.

Sot, tre javë më vonë, shefi i tij nxjerr zhveshur para shqiptarëve falsitetin e këtyre premtimeve, duke faktuar se kanë planifikuar diçka tjetër për Tiranën, në drejtim të kundërt me çfarë premtuan në fushatë, betonizimin e parkut dhe degradimin përfundimtar tësheshit “Nënë Tereza”, nëpërmjet ndërtimeve të reja që ai dhe Rama kanë planifikuar të ngrenë aty. Pra, premtimet rezultuan të gënjeshtërta për Ramën dhe Veliajn.”, thotë Bozdo.

Ai mandej bën publike edhe disa foto sipas të cilave Bozdo thotë se ky projekt ishte parashikuar nga ana e Bashkisë dhe se si Rama kërkon ta ndryshoje.

“Por që Rama të mbërrinte deri këtu, iu desh më parë të bllokonte projektin e Bashkisë Tiranë për sheshin “Nënë Tereza”. Ju ftoj të shikoni fotot se si ky projekt ishte parashikuar të zhvillohej nga ana e Bashkisë dhe sesi Rama kërkon ta ndryshojë. Pamjet flasin vetë. Atje ku ishte parashikuar gjelbërim, Rama parashikon të ndërtojë, atje ku koncepti i projektit të Bashkisë harmonizohej me hapësirën e gjelbër, Rama parashikon beton,atje ku parashikohej park dhe pemë, Rama parashikon sipërfaqe ndërtimi, atje ku është dhe duhet të jetëparku, Rama do të ndërtojë shumëkatësh”, thotë sekretari organizativ i PD-së duke e quajtur konkursin e hapur nga qeveria një “pseudokonkurs”.

Bozdo i bëri thirrje shoqërisë civile dhe gazetarëve të lirë të bashkohen për të kundërshtuar me të gjithë forcat këtë pabesi ndaj Tiranës dhe banorëve të saj dhe për të detyruar Ramën të tërhiqet sipas tij “nga betonizimi korruptiv i sheshit “Nënë Tereza” dhe hyrjes në parkun e liqenit”.

{gallery}Bozdo{/gallery}

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Edi Hila pas dështimit me ExpoMilano, sërish në konkursin e Parkut. One Stop Shop, i është gjetur ndërtuesi
Basha mbledh kryebashkiakët e djathtë: Projekti i Ramës është betonizimi, u blenë masivisht votat »
Article Logic
Execution time: 0.027293920516968
array(1) { ["section"]=> string(74) "bozdo-rama-po-i-jep-goditjen-perfundimtare-sheshit-nene-tereza-fotot-15451" }