Bozdo-Veliajt: Parku që ofron 5 herë më i vogël

Publikuar tek: politike, më 15:13 10-08-2015 Bozdo-Veliajt: Parku që ofron 5 herë më i vogël Enno Bozdo dhe Erion Veliaj

Ish-nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Enno Bozdo ka reaguar sot në lidhje me projektin e ri të shpallur nga kryetari aktual i bashkisë Erion Veliaj, për Bulevardin e Ri të Tiranës. Veliaj ka thënë se do kthehet origjinali, planifikuar me një park qëndor në mes, por Bozdo thotë se ky park është 5 herë më i vogël.

“E rende eshte te gjenjesh, por edhe shume e veshtire te heqesh dore nga ky ves: Parku qe ofroi sot Veliaj, eshte minimalisht pese here me i vogel se hapesira e gjelber qe ofron projekti origjinal i Bulevardit dhe Lumit te Tiranes!

Zevendeskryetari i Bashkise Veliaj premton nje park ne qender te Bulevardit te Ri(?!) Sot Veliaj perseri genjeu, ne perpjekje per t`i mbushur mendjen opinionit publik se po afron gjelberim per Tiranen; ne te vertete, kjo “oferte” e maskuar thjesht redukton hapesirat e gjelberta.

Praktikisht nuk do te kete me Bulevard, ndersa projekti orgjinal (qe Veliaj shpalli sot te pavlefshem) kishte 300 mije m2 gjelberim te planifikuar, pa llogaritur ketu rreth 1 milione m2 gjelberim shtese qe Tirana perfiton nga projekti i Lumit te Tiranes!

Pra, 1.3000.000 m2 gjelberim gjithsej i dhuroheshin Tiranes nga projekti original, qe Veliaj anulloi sot me nje te rene te lapsit, ndersa i premton Kryeqytetit nje park te ri, i cili ne rastin me te mire do te jete sa 1/5 e gjelberimit te projektit te pare!”, thotë Bozdo.

Sipas tij  e vërteta e bllokimit për dy vite të projektit të Bulevardit ‘’janë thjesht interesa betoni’’.

“Gjate ketyre dy viteve, 2000 punetore humben punen ndersa Tirana humbi gjelberimin mese te nevojshem pas baterdise qe Rama, Kryebashkiaku i djeshem dhe i sotem, i beri kryeqytetit ne 11 vite!

Zevendesi i tij Veliaj, sot, ne vend te kerkonte falje per te gjithe zullumet e bera nga shefi i tij, vendos ndryshimin e projektit ne emer te gjelberimit, ndersa projekti i meparshem i falte Tiranes 1.3 milione m2 gjelberim, pa llogaritur aspak Parkun e madh te Paskuqanit, aty ku terminonte Bulevardi i Tiranes (qe tashme do te nderpritet nga parku i Veliajt)

Perfundimisht, genjeshtra dhe punet e mira per Tiranen ecin ne drejtimin e kundert! Kush kujton se mund ti`a hedhe paq duke genjyer, thjesht genjen veten, por jo Tiranen dhe qytetaret e saj!”, përfundon Bozdo.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vasili për deklaratën e Palokës: Relaksuese, e mbështes plotësisht. Taksat? Lajtmotiv, zhvillimi ekonomik
Rama takon Nanon për t’u shkëputur nga Meta? Reagon ish-kreu i PS Nano: Jam me pushime serioze »
Article Logic
Execution time: 0.021712064743042
array(1) { ["section"]=> string(52) "bozdo-veliajt-parku-qe-ofron-5-here-me-i-vogel-18132" }