Braçe: ‘21 janari’ ka dy përgjegjës, Sali Berishën dhe Lulzim Bashën

Publikuar tek: politike, më 09:52 21-01-2016 Braçe: ‘21 janari’ ka dy përgjegjës, Sali Berishën dhe Lulzim Bashën

Në këtë mëngjes të 21 janarit, deputeti socialist Erion Braçe deklaron se vrasjet tragjike të ‘21 janarit’ kanë dy përgjegjës: Sali Berishën dhe Lulzim Bashën. Sipas Braçes, krimi nuk është hetuar kurrë si duhet, kurrë nga fillimi sepse fillimi nis tek Sali Berisha e Lulzim Basha. “Ndaj krimi nuk zbardhet, ndaj fajtorët nuk dënohen’’, thekson Braçe. Por deputeti pranon se nëse ka një gjë që maxhoranca nuk e ka bërë ende, është pikërisht vendosja e drejtësisë.

Komenti i plotë i deputetit:

“21 janari ka dy përgjegjës; Sali Berishën-kryeministër,  Lulzim Bashën-ministër i Brendshëm! Të dy kanë mbi kurriz 4 të vrarë dhe të paktën 6 të plagosur. pushkatarët e tyre- janë zbuluar të pakten dy dhe që të dy janë të lirë.

21 janari është çeshtje e pazgjidhur!! Një çështje e tillë është qartësisht drejtësi e munguar!!

Ka një arsye; Sali Berisha e Lulzim Basha.

Krimi nuk është hetuar kurrë si duhet, kurrë nga fillimi,  fillim që nis tek Sali Berisha e Lulzim Basha. Ndaj krimi nuk zbardhet, ndaj fajtorët nuk dënohen. Fillesa e krimit mbron fundin e tij, pushkatarët!!

Ndaj u prishën dhe u zhduken provat e qeverisë!! Pa u hetuar Sali Berisha e Lulzim Basha,  kërkush nuk do bindet të dorëzojë provat që fsheh, faktet që di,  ose nga mungesa e besimit, ose nga frika.

Ky sistem drejtësie që kemi sot,  dëshmoi se është i tillë e në detyrë për të mos hetuar këtë krim.

Pushkatimi në mes të bulevardit të katër qytetarëve të mirë, të parët që pas fashizmit,  kërkon drejtësi, ulërin për drejtësi,  ulërin për reformën në drejtësi.

Nëse ka një gjë që kjo maxhorancë nuk e ka bërë ende është kjo;

Ndaj, Boll u hezitua, boll u ndal,  duhet të vijojmë përpara me reformën në drejtësi,

për të bërë të zbatueshëm më në fund në këtë vend parimin kushtetues të barazisë para ligjit për të gjithë, përfshirë të pushtetshmit që vrasin!!’’

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arrestohen 4 aktivistë, po pikturonin grafitet e fytyrës së Sali Berishës, Ilir Metës dhe Edi Ramës për 21 janarin
96 vjet nga Kongresi i Lushnjes, dita kur u vendos për Tiranën kryeqytet të Shqipërisë »
Article Logic
Execution time: 0.023520946502686
array(1) { ["section"]=> string(70) "brace-21-janari-ka-dy-pergjegjes-sali-berishen-dhe-lulzim-bashen-30574" }