Braçe: 21 janari po nis të shplekset

Publikuar tek: politike, më 19:33 09-04-2015 Braçe: 21 janari po nis të shplekset

Deputeti i PS-së Erjon Braçe ka reaguar në facebook pa njoftimit të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, se ka kallëzuar penalisht kreun e PD-së Lulzim Bashën për ngjarjet e ndodhura në 21 janar të 2011.

Sipas Braçes, deri më tani ka pasur një “pikë të vdekur” që ishin urdhërat për të vrarë, ndërsa për herë të parë ka prova ekzistenën e tyre. Deputeti socialist shprehet se urdhërat kundër demostruesve kanë qenë pika kyçe në kërkesat e Parlamentit dhe Komisionit Europian.

Postimi i Erjon Braçes:

21 janari si krim shtetëror nis të shplekset!

Deri tani ka pasur një “pikë të vdekur”;

Urdhërat!!

Urdhërat kundër demonstruesve dhe urdhërat për të vrarë! Ka qenë pikë kyçe në kërkesat e Parlamentit Europian ashtu edhe të Komisionit Europian.

Vetëm pak minuta më parë, ministri i Brendshëm njoftoi në Kuvend:

Kallëzim për ish-ministrin e Brendshëm Lulzim Basha dhe të tjerë!

Një hetim i Shërbimit për Çështje të Brendshme në Gardën e Republikës, ka zbuluar në librat e shërbimit:

Urdhëra të dhënë nga Lulzim Basha për gjeneralin dhe të marrë nga punonjësi i shërbimit prej orës 15:00 të asaj dite;

I pari, i korrigjuar më pas për të ngritur helikopterin me lëndë lakrimogjene mbi demonstruesit në krah të kryeministrisë tek Piramida.

I dyti, i korrigjuar me mbishkrimin për përdorimin e armëve kundër demonstruesve vetëm me urdhër.

Hetimet të nxjerrin gjithçka! Por, për herë të parë ka prova për ekzistencën e një sistemi urdhërash dhe hierarkia e tij nga ministri i Brendshëm tek gjenerali orët e vrasjeve të demonstruesve.

Lexo edhe:

Padi penale ndaj Bashës, Tahiri: Përdori lëndë kimike më 21 janar

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Subashi: “Bankers” ka investuar në zonë për kurse vallëzimi, shpërthimet i quanit tërmete
Zgjedhjet lokale/ Bojaxhiu: Në Tiranë do marrim vota të djathta dhe të majta »
Article Logic
Execution time: 0.054399967193604
array(1) { ["section"]=> string(40) "brace-21-janari-po-nis-te-shplekset-8298" }