Braçe-Bashës për 21 janarin: Mirmëngjes Lulzim. Si e mbylle natën dje? Tani ka prova për ty

Publikuar tek: politike, më 10:52 10-04-2015 Braçe-Bashës për 21 janarin: Mirmëngjes Lulzim. Si e mbylle natën dje? Tani ka prova për ty Erjon Braçe, deputet i PS

Deputeti i PS Erjon Braçe ka sjellë edhe njëherë në vëmendje 21 janarin dhe procesin hetimor i cili sipas Braçes, me teknologjinë e re, është tërësisht i lehtë. Deputeti i Ps i drejtohet Lulzim Bashës, aktualisht kryetar i PD si personi përgjegjës për vrasjen e katër protestuesve. Braçe madje thotë se tani ka prova që vërtetojnë se hirearkia e urdhrave për të qëlluar mbi protestuesit  ka nisur nga Basha dhe është ekzekutuar nga pushkatarët.

“Kishte urdhra për të vrarë. Hirearkia e urdhrave nga Basha te gjenerali. Në fund pushkatarët. Gjithçka duhet të hetohet , komunikimi, ora, vendodhja lehtësisht të verifikueshme, teknologjia ka bërë gjithçka të lehtë. Mirmëngjes Lulzim! Nuk di si e mbylle natën dje e si të ka nisur dita sot. Besoj ende e ke në mendje skenën ne zyren e Sali Berishes më 21 janar?! Unë e imagjinoj! Jam i bindur që po mendon alibinë për ato dy urdhra; të parin, atë për helikopterin me lendët homogjene mbi protestuesit, të dytin, atë për të qelluar mbi protestuesit me urdhër. Por nuk duhet më alibi Lulzim. Duhet padiskutim prova.

Janë vrarë katër njerëz dhe pika e vdekur ishte kush dha urdhër te gjenerali të qëllonte? Tani, ka prova që hirearkia e urdhërave ka nisur tek ty, më tej te gjenerali e në fund tek pushkatarët. Dhe një gjë: Harroje se do të mbrojeë Jozefina, dje ndërsa ministri i Brendshëm tregonte faktet, shumica e deputeteve në sallë dëgjonin përtej të zakonshmes, Saliu fliste me vete, ndersa Jozefina gëzonte!! Kije parasysh këtë!”, shkruan Braçe në postimin e tij.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027258157730103
array(1) { ["section"]=> string(93) "brace-bashes-per-21-janarin-mirmengjes-lulzim-si-e-mbylle-naten-dje-tani-ka-prova-per-ty-8337" }