Braçe-Berishës: I bëre thirrje biznesit të largohet nga ky vend, ti urren çdo shqiptar

Publikuar tek: politike, më 14:00 03-12-2015 Braçe-Berishës: I bëre thirrje biznesit të largohet nga ky vend, ti urren çdo shqiptar

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka replikuar me deputetin Sali Berisha duke thënë se vetë legjislacioni i miratuar nga qeveria e mëparshme parashikon dënim me burg për shkeljet e rënda fiskale. Braçe tha se Berisha është i vetmi që nuk e do Shqipërinë dhe shqiptarët dhe se i bën thirrje hapur biznesmenëve të largohen nga vendi.

Braçe: Nëse ka një njeri që nuk e do këtë vend dhe që urren çdo shqiptar, je ti. ke 35 minuta që vetëm shave, i dole krah dhe mburre çdo shqiptar që shkel ligjin në këtë vend. The këtu që ky ligj është Stalinist. Ashtu siç i bëre thirrje biznesmenëve të ndershëm në këtë vend që të largohen nga ky vend.

Tre gjëra nuk thini ju: E para që në këtë projektligj bëhet fjalë për shkelje të rënda fiskale. Në asnjë rast nuk bëhet fjalë për biznese të ndershme dhe që dënimi me burg gjendet në ligjin që keni bërë ju.

Nikollaq Neranxi është një tregtar, i madh edhe i zoti. Por Nikollaq Neranxin zotëria juaj e ka proceduar penalisht, për kontrabandë dhe evazion fiskal. Ai doli para gjykatës dhe i pafajshëm. Ju tentuat ta dënoni me burg. Pse? Se legjislacioni tuaj bën fjalë për kontrabandën që dënohet me 10 vite. Neni tjetër, kontrabanda për mallrat me akcizë e dënoni me burgim deri në 7 vite. Tani si mund të dalësh këtu ti dhe të thuash unë nuk e di çfarë kam në shtëpi. Dhe këtu del e më thua pot a kontrollosh aty te shpia mund të dalin mallra. I tillë është neni 179 deri në fund, t ii dënon njerëzit me burg, e ke në legjislacionin tënd. Ti i bën thirrje biznesit i thua shkoni në Gjermani.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha i bën “biografinë” Ramës dhe dënon ndërhyrjen e Tiranës zyrtare në punët e Kosovës
Balla-Topallit: Ke pseudonimin dizenjatorja, ka një arsye të madhe pse ke bërë karrierë. Deputetja: Ishim të deklasuar, ti i bëje kafen Agim Isakut »
Article Logic
Execution time: 0.05707311630249
array(1) { ["section"]=> string(90) "brace-berishes-i-bere-thirrje-biznesit-te-largohet-nga-ky-vend-ti-urren-cdo-shqiptar-26870" }