Braçe-Blushit: Të qeverisësh si Berisha do të thotë të pushkatosh pa gjyq të varfërit e këtij vendi

Publikuar tek: politike, më 08:36 01-05-2015 Braçe-Blushit: Të qeverisësh si Berisha do të thotë të pushkatosh pa gjyq të varfërit e këtij vendi Erjon Braçe në Kuvend

Pas sulmit të fortë të Taulant Ballës, kritikave të Ben Blushit për punën e qeverisë, vjen edhe një tjetër kundërpërgjigje nga brenda PS-së. Erjon Braçe i thotë Blushit, nëpërmjet një statusi në ‘’Facebook’’, se të qeverisësh si Berisha, do të thotë të pushkatosh pa gjyq të varfërit e këtij vendi.

“Të qeverisësh si Sali Berisha do të thotë që: Edi Rama, ministri i Brendshëm, drejtori i Policisë, komandanti I Gardës së Republikës, struktura të qarta; të qëllonin e pushkatonin pa gjyq të varfërit e këtij vendi, burra të ndershëm e familjarë në nevojë, ardhur në këtë gjendje, nga gjithë sa më sipër si qeverisje e Sali Berishës, mu aty para zyrës së tij”, shkruan Braçe.

Sipas deputetit Braçe, Berisha ka zhytur në ‘’mbi 1.2 miliardë dollarë borxhe në zinxhir, sistemin elektroenergjetik, duke i detyruar falimentin dhe kolapsin e tmerrshëm, thjesht për të përfituar vetë për gjithë jetën.’’

‘’Të qeverisësh si Sali Berisha do të thotë që: Edi Rama dhe ministri i Financave, ai i Ekonomisë gjithashtu, të ngarkonin me barrë të lartë fiskale, TVSH të lartë e duke refuzuar përjashtimin, biznesin e vogël dhe atë që kërkonte të investonte në vend në prodhim, duke ndërtuar minifaktura apo industri të tëra me makineri e pajisje, për të favorizuar edhe njëherë importin e duke e kthyer këtë vend veç në konsumator e asfare prodhues!!Kjo gjë nuk po ndodh!!’’, argumenton Braçe.

Braçe i ka kujtuar Blushit edhe rrugën Durrës-Kukës, sipas të cilit ka abuzuar Sali Berisha dhe Lulzim Basha.

“Të qeverisësh si Sali Berisha do të thotë që: Edi Rama dhe ministri i Transporteve; të ndërtonin në ‘’mënyrë të përshpejtuar’’ vetëm 60 kilometra rrugë për 1.4 miliardë dollarë, pa projekt me çmime të rritura e volume kurrë të verifikuara; të shisnin të gjitha pasuritë kombëtare publike më fitimprurëse dhe të merrnin borxh me interesin më të lartë në treg, duke futur njëherë e mirë në zgrip ekonominë kombëtare, sipërmarrjet dhe familjet, për të paguar këtë rrugë. Për të përfituar politikisht dhe financiarisht!!”, thotë Braçe.

Blushi dje në Kuvend ka sulmuar qeverinë, duke i kujtuar se janë ata që po qeverisin si Berisha dhe nuk është ai që është bërë si ish-kryeministri.

“Kush e ndjek Saliun ? Ata që thonë është rritur borxhi publik apo ata që e kanë çuar borxhin publik në 230 milionë.Kush e ndjek Saliun? Ata që thonë se Shqipëria po zbrazet apo ata që thonë se Gjermania ka nevojë për hidraulik nga Shqipëria? Kush e ndjek Saliun? Ata që qeverisin si Saliu. Kush po qeveris si Saliu? Fatkeqësisht po qeverisin këta, po qeverisin si Saliu, pa Saliun.”, tha dje Blushi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Blushi: Nuk kam projekt të përbashkët me Nanon
Tabaku: Rama bllokoi vendet e punës duke bllokuar projektet e Bashkisë së Tiranës »
Article Logic
Execution time: 0.020367860794067
array(1) { ["section"]=> string(104) "brace-blushit-te-qeverisesh-si-berisha-do-te-thote-te-pushkatosh-pa-gjyq-te-varferit-e-ketij-vendi-10126" }