Braçe dhe Topalli publikojnë karikaturën e tyre, deputeti: Sa Bukur! Deputetja: No comment

Publikuar tek: fcb-bomb, më 21:46 20-01-2016 Braçe dhe Topalli publikojnë karikaturën e tyre, deputeti: Sa Bukur! Deputetja: No comment

Pas fotos së famshme ku deputeti socialist takonte deputeten demokrate në seancën e parë plenare për këtë vit, një nga protagonistët, pra Erion Braçe, reagoi ashpër dhe sulmoi drejtuesin e gazetës Panorama, Irfan Hysenbelliu që në faqen e parë të saj kishte vënë pikërisht foton e takimit të duarve mes dy deputetëve duke shkruar se “Braçe kishte bërë paqe me Topallin”.

Kjo foto tashmë është shndërruar në një karikaturë ku sipër duarëve të politikanëve qëndron një zog.

Braçe e ka pritur mirë këtë interpretim përmes karikaturës ndërsa ka shkruar: “Sa bukur, dëgjoni nesër nga Kuvendi”.

Çfarë po paralajmëron Braçe në seancën e së enjtes? Me gjasë ndonjë përballje të ashpër pasi siç deputeti socialist shprehu ditën e djeshme, Topalli për të është një kundërshtare.

Pak minuta më vonë edhe Jozefina Topalli ka postuar karikaturën me deputetin ndërsa ka zgjedhur të shkruajë thjesht: No comment. Të gjithë tashmë janë duke pritur se ç'do ndodhë mes tyre nesër në Kuvend.

top.jpg

 

Lexo edheBraçe sulm të ashpër Hysenbelliut, kapitalist i falimentuar, i bëri hundës që në katundin e tij mediatik të dukej si Robert Redford

 

 

komp.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.22265887260437
array(1) { ["section"]=> string(92) "brace-dhe-topalli-publikojne-karikaturen-e-tyre-deputeti-sa-bukur-deputetja-no-comment-30508" }