Braçe ‘gozhdon’ Ahmetajn, Bashkim Fino ngrihet në këmbë dhe e duartroket: Bravo, bravo! (Akuzat për Armando Dukën)

Publikuar tek: politike, më 11:08 11-10-2018 Braçe ‘gozhdon’ Ahmetajn, Bashkim Fino ngrihet në këmbë dhe e duartroket: Bravo, bravo! (Akuzat për Armando Dukën)

Vijoi me tensione interpelanca në Kuvend mes deputetit Erion Braçe dhe ministrit të Financave Arben Ahmetaj. I irrituar në foltore se nuk ka marrë një përgjigje prej 8 muajsh lidhur me ligjshmërinë fisklale të FSHF, Braçe akuzoi ministrin se edhe nga ky i fundit nuk mori sot një përgjigje.

Braçe po ashtu nuk la pa thumbuar edhe kreun e FSHF-së Armando Dukën, sipas të cilit nuk lëviz nga karrigia e pushtetit.

“E keni parë çfarë ndodhi në Belgjikë me arrestime. Për ne që duam një njeri që nuk heq dorë nga karrigia. Pse u dashka me i dhënë imunitet fiskal një institucioni të tillë. Po bëni detyrën, trokisni në çdo qebabtore mirë bëni ka edhe abuzim por mirë bëni, por këta të mëdhenjtë kur do kontrollohen që kapardisën nepër televizione. Nuk ta solla Ronaldon për ta krahasuar me Kristi Vangjelin, por duhet të filloje nga më i pushtetshmi”, tha Braçe.

Në përfundim të fjalës së tij, Braçe u duartrokit nga deputeti Bashkim Fino. “Bravo, bravo’, tha Fino dhe u ngrit në këmbë nga karrigia duke e duartrokitur.

Ndërsa Ruçi i tërhoqi vëmendjen.

Më shumë nga fjala e Braçes:  

Që në muajin shkurt  nisur nga interesi publik i kam kërkuar ministrisë së Financave informacion për të ardhurat personale nga FSHF për çdo të punësuar. Përgjigje nuk kam marrë ende. Kërkesa ime është në përputhje me ligjin. Çfarë ka ndodhur këtë herë që për 8 muaj me radhë nuk jepet përgjigje edhe sot nuk jepet përgjigje. Mund të më thoni çfarë është ky zë meqë morët përsipër të lexoni bilancin. Sa tatim është paguar për pagat jashtë federatës se vlera është 3 herë më e madhe se vlera e paguar për personelin e federatës. Thelbi i pyetjes sime kishte të bënte pikërisht për këto para. Dhe përtej kësaj ka edhe një zë tjetër që është zëri për arritjen e shpërblimeve sportive. Në 2017 është 3.6 mln dollarë. Pyetja ime është sa është tatimi në burim. Apo heronjëve të kombit nuk u mbahet tatim mbi burimin.  Pyetja e dytë kishte të bënte me të drejtën televizive. Por për të cilën buxheti i shtetit duhet të hartojë 10% të kësaj vlere të të drejtës televizie. Për 2015 shuma e vlerës është 49 mln lekë, në 2017 ,  56 mln lekë. Unë nuk e pranoj dot talljen që është konsumar gjatë këtyre muajve. Zotëruesi i të drejtës televizive është FSHF dhe ju i drejtoheni me letër TVSH-së që është blerës i të drejtës jo shitës. Ju kam mbështetur ju dhe kryeministrin Rama për të ndërtuar impiante futbolli që nuk i ka pasur kurrë ky vend, por detyrimet ligjore janë detyrime ligjore. Ligjshmëria fiskale e FSHF është një element kuç nëse ne duam futboll të drejtë.

E keni parë çfarë ndodhi në Belgjikë me arrestime. Për ne që duam një njeri që nuk heq dorë nga karrigia. Pse u dashka me i dhënë imunitet fiskal një institucioni të tillë. Po bëni detyrën trokisni në çdo qebabtore mirë bëni ka edhe abuzim por mirë bëni, por këta të mëdhenjt kur do kontrollohen që kapardisën nepër televizione. Nuk ta solla Ronaldon për ta krahasuar me Kristi Vangjelin, por duhet të fillojë nga më i pushtetshmi.

rarraarraraarar.jpg

uuuuu.jpg

uuuuuuddddd.jpg

 

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Braçe interpelancë me Ahmetajn për ligjshmërinë fiskale të FSHF, deputeti: Që nga muaji shkurt nuk marr përgjigje
Mbyllja e lojërave të fatit, Veliaj: Mezi pres janarin ... »
Article Logic
Execution time: 0.017548799514771
array(1) { ["section"]=> string(113) "brace-gozhdon-ahmetajn-bashkim-fino-ngrihet-ne-kembe-dhe-e-duartroket-bravo-bravo-akuzat-per-armando-duken-137402" }