Braçe habi për mungesën e Bodes në Kuvend. Ish-ministri vjen dhe ja përplasja mes tyre për CEZ

Publikuar tek: politike, më 12:30 10-09-2015 Braçe habi për mungesën e Bodes në Kuvend. Ish-ministri vjen dhe ja përplasja mes tyre për CEZ

“CEZ” është bërë shkaku i një debati të fortë në Kuvend mes deputetit socialist Braçe dhe atij demokrat Bode. Braçe fillimisht shprehu habinë e tij për mungesën e ish-ministrit në Kuvend që sipas tij duhet të ishte për t’i shpjeguar berishës atë çfarë qeveria e tij ka bërë me CEZ në dëm të shqiptarëve, pasi shqiptarët sipas Braçes ishin më së miri kur kishin kompaninë publike OSHE, para privatizimit të saj .

Menjëherë në fund të fjalës së deputetit socialist ish-ministri Bode është shfaqur në Kuvend dhe ka kërkuar fjalën.

Bode: “Në këtë debat po thuhen të pavërteta. Eshtë një manipulim i qëllimshëm Pse CEZ iu fal 1 miliard euro? Privatizimi i CEZ ishte një sukses i madh për kohën. Ishte koha kur po bëhej privatësimi i kompanive të shitjes e shpërndarjes së energjisë elektrike. CEZ kishte privatizuar në Rumani e vënde të tjera dheishte në një proces privatizimi edhe në Shqipëri.

Koha tregoi se CEZ dështoi jo vetëm në Shqipëri. Letra që lexoni është keqpërdorim i dokumenteve zyrtare, ajo letër i thoshte ERE-s që cmimi të jetë 2.2 lekë. Vendimi i CEZ për ne ka qenë i papranueshëm. Çështja e CEZ dhe e privatizimit është një cështje e madhe në interesin publik Ju kujt i bëni avokatinë?! Ju kërkoni të bëni zhurmë me borxhet e këqija dhe nuk merreni me thelbin, se dikush ka përfituar para. Dhe kjo është çështja, ky është thelbi dhe nëse keni ndonjë rast se një ish qeveritar ka lobuar për të përfituar nxirrini dokumentat.

Braçe: A janë të vëreta këto dokumente?

(Bode pohon nga vendi)

Braçe: Atëhere pse thoni se janë një manipulim i qëllimshëm apo...?

Këtu është një letër e homologut tënd, Naço që i drejtohet Ramadanit…Ne nuk mund të shprehemi se sa është vlera që është dëmtuar, se është në përqindje. Si ka mundësi që dy ministra jeni dhe mbani dy qëndrime të kundërta?

Bode:Sigurisht nuk keni asnjë njohuri.

ERE-s i adresohen dy kërkesa, një që i vjen nga KESH dhe një nga OST, secili prej tyre i kërkon një cmim. Ai që merrte vendim ishte ERE dhe unë  kam mbështetur vendimin e ERE-s

Këto gjëra duhet ti dijë më mirë zoti Naço. Po a është e vërtetë që dikush ka marrë rryshfet? Ky është drejtimi i çështjes pastaj i kthehem privatizimit përmes kompanimeve.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha në Kuvend: Meta ka negociuar me Kastriot Ismailajn. Faktuam se CEZ na detyrohej 1 miliardë euro
Patozi: Rama do mbajë përgjegjësi për deputetët e inkriminuar sa të jetë gjallë »
Article Logic
Execution time: 0.032490968704224
array(1) { ["section"]=> string(99) "brace-habi-per-mungesen-e-bodes-ne-kuvend-ish-ministri-vjen-dhe-ja-perplasja-mes-tyre-per-cez-20444" }