Braçe: Hyra i vrarë në Parlament, nuk i toleroj më. Berisha: Është betejë për jetë a vdekje

Publikuar tek: politike, më 14:27 07-04-2016 Braçe: Hyra i vrarë në Parlament, nuk i toleroj më. Berisha: Është betejë për jetë a vdekje

Deputeti Erion Braçe ka thënë pas sherrit në Parlament se nuk ka ndërmed të tolerojë më fyrjet e Sali Berishës dhe Arben Ristanit. Ndërsa Berisha e quajti “një betejë për jetë a vdekje me kusarët”. Sipas Berishës, sherri në Parlament erdhi si pasojë e denoncimit me anë të dokumenteve të tenderave që kanë fituar politikanë nga PS-ja.

Braçe:

“Kam hyrë pothuajse i vrarë nga Sali Berisha dhe banda e tij kriminale, nuk i toleroj dot më fyerjet nga Arben Ristani dhe nga njëfarë Sali Berishe

Zoti Paloka erdhi kundrejt meje të më largojë nga podiumi por nuk ka bërë ndonjëherë vaki as për këtë as për ndonjë tjetër, kur kam kaluar 21 janarin e këtij kriminali nuk më shkon ndonjëherë në mendje të ndjehem i kërcënuar nga kjo lloj bande.”

Berisha:

“Beteja me kusarët është një betejë për jetë a vdekje. këtu në Parlament unë solla dokumenta që dëshmojnë vjedhjet më flagrante dhe më të imagjinueshme. Këta hidhen përpjetë dhe mendojnë se me gjuhë rrugeçërish dhe ordinerësh do ia hedhin. Unë solla dokumente që tregojnë se Safet Gjici ka fituar 51 tendera. Solla dokumente se Sadri Ambasi ka fituar në një vit 60 tendera. Solla dokumente se Pjerin Ndreu nga 4 tendera që kishte fituar tërë jetën në 2016 kishte fituar 16 tendera.”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sherr në Parlament, Edi Paloka tenton të qëllojë me grusht Erion Braçen (Video)
Gabon me veshjen, Rama kërkon falje në Prishtinë »
Article Logic
Execution time: 0.02702522277832
array(1) { ["section"]=> string(93) "brace-hyra-i-vrare-ne-parlament-nuk-i-toleroj-me-berisha-eshte-beteje-per-jete-a-vdekje-37075" }