Braçe i ankohet Spahos: Deputetët flasin pa radhë e ikin të hanë drekë

Publikuar tek: politike, më 12:55 09-04-2015 Braçe i ankohet Spahos: Deputetët flasin pa radhë e ikin të hanë drekë Erjon Braçe

Erjon Braçe iu ankua sot në Kuvend drejtuesit të seancës parlamentare Edmond Spahos, i cili po drejtonte Parlamentin në momentin kur Braçe u thirr për të folur. Deputeti i PS-së ka shprehur ankesën e tij në lidhje me shumë deputetë që vijnë në Parlament e futen pa radhë për të folur, ndërkohë që ai dhe të tjerë që kanë emrin në listë presin me orë në radhë. Po kështu Braçe e ka komentuar amendamentin e PD-së për uljen e TVSH-së si një premtim që PD-ja ua ka bërë qytetarëve por që nuk e ka mbajtur.

“Është bërë një traditë e shëmtuar që deputetët që kanë emrin në listë presin me orë, kurse disa të tjerë vijnë, hynë pa radhë dhe hanë drekë.”, i ka thënë Braçe, Spahos.

Duke folur për energjinë, Braçe ka sjellë në Parlament edhe shqetësimin e pensionistëve, të cilët sipas tij po qëndrojnë në radhë për të bërë dokumentet e përfitimit të tarifës 640 lekëshe të energjisë.  “Nuk kanë pse i torturojnë gjatë pensionistët”, tha Braçe.

Lidhur me kërkesën e PD-së për uljen e TVSH-së, Braçe ka thënë se ulja e TVSH-së ka qenë premtim i vjetër dhe i parealizuar i vetë PD-së.

“Ulja e TVSH ka qenë kërkesë e vjetër e PD që në 2005, që nuk u bë as në 2006. Nuk keni asnjë premtim në ofertën e vjetër për uljen e TVSH veç energjisë elektrike. Pra premtim i pambajtur.’’, u shpreh Braçe.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ahmetaj-Shehut: U mërzite, dil përjashta, Shehu: Ministrat na bëjnë aritmetikë, e dinë më mirë qytetarët
“Çështja Frroku”, Koçijançiç: Prioritet zbatimi i ligjit dhe reforma në drejtësi »
Article Logic
Execution time: 0.016726016998291
array(1) { ["section"]=> string(74) "brace-i-ankohet-spahos-deputetet-flasin-pa-radhe-e-ikin-te-hane-dreke-8253" }