Braçe i ashpër me pr/ligjin e qeverisë: Mos i merrni para punëtorëve, por ndalni vjedhjen në dogana dhe minerale

Publikuar tek: politike, më 20:56 07-08-2015 Braçe i ashpër me pr/ligjin e qeverisë: Mos i merrni para punëtorëve, por ndalni vjedhjen në dogana dhe minerale

Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe ka reaguar ashpër kundër projekt-ligjit për tatimin për të ardhurat, ku në regjim taksimi pritet të futen edhe pagat 0-30 mijë lekë, që aktualisht janë të përjashtuara.

Sipas Braçes, është panevojshme të ndryshohet niveli i poshtëm mbi të ardhurat nga puna, pasi paratë që synohen të mblidhen nuk janë aty. Por kjo gjithashtu thekson Braçe, hedh poshtë një nga pikat më të rëndësishme të socialistëve në zgjedhjet qendrore të 2013, siç ishte tatimi progresiv.

Unë mendoj se nuk kemi nevojë të ndryshojmë në nivelin e poshtëm tatimin mbi të ardhurat nga puna! Thjesht ne kemi nevojë të mbledhim tatimet e taksat. Vetëm kaq! Dështimi për të bërë këtë nuk mund të na kthejë pas, në tatime të reja e të rritura për punëtorët! Nuk ka para aty! Paratë apo të ardhurat për buxhetin janë gjetkë. Ato duhet mbledhim. Duhet vullnet politik, ligjshmëri e disiplinë fiskale. Nuk di cili është eksperti që ka hedhur në publik shkallën e re të tatimit të të ardhurave nga puna. Por di të them që ai ‘propozim’ (nëse egziston), hedh poshtë një nga pikat më të rëndësishme të programit tonë, elementin kyç- tatimin progresiv të të ardhurave nga puna, qiratë, depozitat, dividentet, aksionet, kapitali në përgjithësi. Siç është nuk u zbatua i plotë! Por, kjo nuk do të thotë që edhe një herë tatimi të ndryshojë për pjesën e të ardhurave nga puna. Siç ishte dy vite më parë, për 8 vite me radhë, natyrisht që i ndihu pabarazisë. Është e qartë, noram e fitimeve nga kapitali është shumë më e madhe se norma e fitimeve nga puna. Gjithnjë! Ndaj, unë jam kundër kësaj skeme që po lexoj. Në anë tjetër, mombledhja e tatimeve dhe taksave po ndikon ndjeshëm në pabarazi”, shkruan Braçe në facebook.

Më tej kryetari i Komisionit të Ekonomisë shprehet se paratë që nuk mblidhen janë duke pasuruar një grusht njerëzish dhe një grusht kompanishë, ndaj duhet vendosur qartë se çdo bëhet me vjedhjet në dogana, minerale dhe naftë.

Paratë që nuk mblidhen, pasurojë gjithnjë një grusht njerëzish, një grusht kompanishë. Ndaj tani duhet vendosur qartë, çdo të bëhet me fitime nga nafta, prodhimi e përpunimi, çdo të bëhet me evazionin dhe mashtrimet, për mua shumë shumë të madh në këtë industri, gjithë zinxhirin që e ka burimin atje. Çdo të bëhet me fitimet nga mineralet e tjera, krom, bakër, ar etj, prodhimi e përpunimi, çdo të bëhet me evazionin dhe mashtrimet- për mua të llahtarshëm, në këtë industri, gjithë zinxhirin që e ka burimin atje. Mbi të gjitha, çdo bëhet me vjedhjet në të dyja këto degë. Për mua, vjedhjet janë të mëdha në naftë e minerale dhe ky është krim penal. Më tej, çdo të bëhet me të ardhurat nga kapitali, qiratë prej pasurive të patundshme, dividentet, aksionet, ku evazioni dhe mashtrimet janë të mëdha. Në fund, është papranueshme që evazioni të kthehet në biznes në dogana. Është shuëm i madh defiçiti atje. E di që ka shkaqe të tjera, përtej evazionit, por së pari duhet t’i japim fund abuzimit të cilitdo doganieri apo grupi doganierësh, menjëherë”, përfundon komenti i Braçes.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Veliaj publikon bilancin e javës së parë si kryebashkiak, ja 7 gjërat që ka realizuar
Ngjela paralajmëron Ramën: Po s’delegove pushtet do ikësh në shtëpi pa lënë gjurmë, njëlloj si të tjerët »
Article Logic
Execution time: 0.011508941650391
array(1) { ["section"]=> string(116) "brace-i-ashper-me-pr-ligjin-e-qeverise-mos-i-merrni-para-punetoreve-por-ndalni-vjedhjen-ne-dogana-dhe-minerale-17962" }