Braçe i kthen përgjigje Blushit: S’thamë vende të reja pune, por i nxorrëm nga puna e zezë

Publikuar tek: politike, më 20:43 23-02-2015 Braçe i kthen përgjigje Blushit: S’thamë vende të reja pune, por i nxorrëm nga puna e zezë Faksimile e statusit te Erjon Braçes ne facebook

Deputeti i PS, njëkohësisht kryetar i komisionit të ekonomisë në Parlament, Erjon Braçe i ka kthyer një përgjigje të gjatë kundërshtuese Ben Blushit. Gjithë analiza e Braçes është bërë në statusin e tij në facebook.

Braçe kundërshton idenë e thënë nga Blushi për mungesën e vendeve të reja të punës. “Kërrkush nuk ka thënë se në 1 vit e gjysëm ne kemi hapur 92 mijë vende të reja pune. Eshtë thënë qartë se: janë 92 mijë vende pune të reja dhe të legalizuara, të nxjerra nga e zeza, të konfirmuara në sistemin e sigurimeve shoqërore. Kush e quan këtë një gjë pa vlerë, duhet të dijë se çdo vend pune i legalizuar shoqërohet me pagesën e sigurimeve shoqërore e shëndetësore, dmth përtej rrogës ka një pension në të ardhmen dhe shpenzime shëndetësore të mbuluara nga sistemi i sigurimeve shëndetësore” shkruan Braçe.

Braçe thotë se nuk është rritur taksa mbi konsumin. Eshtë rritur vetëm akciza e cigareve dhe alkoolit “masë e marrë me vetëdije, por konsumi në këtë rast nuk është ai që zë peshën kryesore të shpenzimeve për konsum”. Sa i përket çmimit të energjisë elektrike dhe çmimit të rritur, Braçe i sugjeron kolegut socialist që të “presim të vijë fatura e re nëpër familje e më pas të bëjmë llogaritë, është rritur apo ulur vlera e një fature energjie”. Sa për çështjen e të pasurve dhe të varfërve Brace thotë se të “pasurit po paguajnë më shumë për fitimet, dividentin, depozitat, etj. Shifrat e tregojnë” ndërkohqë që sugjeron çlirimin e tregut nga shërbimet monopol dhe duhet të rritet paga minimale.

Për investimet e huaja direkte thotë se në fund të vitit 2014 arritën në 1 miliardë, për të cilat thotë se nuk mjaftojnë. “Gjithkush duhet të dijë se ka rënie të investimeve të huaja, ky është efekti i krizës”.

Braçe kundërshton dhe faktin se është marrë 1 miliardë dollar borxh në 18 muaj dhe pjesa më e madhe e tij nuk ka shkuar për investime publike. “Ne nuk kemi rritur borxhin, ne kemi kontabilizuar borxhin. E kemi njohur dhe shkruar në regjistrat e shtetit” shkruan ai duke thënë se 410 milionë dollar borxhe të prapambetura u paguan deri në 31 dhjetor 2014 dhe mbi 550 milionë dollar ju kthyen ekonmisë si shpenzime kapitale.

“Thënë të gjitha këto, me duhet të them se kemi një problem të madh: pabarazinë. Këtë duhet të adresojmë. Rritja ekonomike nuk duhet të thellojë pabarazinë duhet të shoqërohet me punësim e të ardhura për ata që punojnë, duhet të vijë dhe nga hapja e çlirimi i tregut, konkrenca në të…Ndaj të flasësh s ii majtë për të varfërit pa thënë asgjë për tatimin e të ardhurave nga kapitali, dividenti, qiratë etj, bën sikur, nuk adreson problemin” shkruan Braçe. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Meta-Chountis: Marrëdhëniet shqiptaro-greke të rëndësishme për stabilitetin rajonal
Konispol, e djathta vendos tia lërë çamëve Bashkinë, prezantohet Ismail Myrtaj »
Article Logic
Execution time: 0.011335849761963
array(1) { ["section"]=> string(93) "brace-i-kthen-pergjigje-blushit-s-thame-vende-te-reja-pune-por-i-nxorrem-nga-puna-e-zeze-4246" }