Braçe i kujton Palokës ‘’21 Janarin’’, Paloka i jep një përgjigje: Shko pyet kryetarin tënd

Publikuar tek: politike, më 12:45 21-01-2016 Braçe i kujton Palokës ‘’21 Janarin’’, Paloka i jep një përgjigje: Shko pyet kryetarin tënd

Deputeti socialist, Erion Braçe i ka kujtuar sot në Kuvend deputetit demokrat Edi Palokës, ‘’21 janarin’’ e 2011-ës, ditën kur u vranë 4 protestues para Kryeministrisë.

Por kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, në krye të së cilës është Lulzim Basha, asokohe ministër i Brendshëm, i jep një përgjigje Braçes.

Paloka i thotë se pyetjen duhet t’ia drejtojë kryetarit të tij Edi Ramës, që organizoi protestën.

 “Pyetjet t’ia drejtojë kryetarit socialist dhe t’u bëjë disa pyetje pse disa prej tyre janë kryetarë sot.

Duhet të zbardhet, si prokurori i atëhershëm, si ata nën varësinë e prokurores kanë qenë nën varësinë tuaj dhe merrnin urdhra nga ju.

Bëni mirë t’ia drejtoni kryetarit tuaj që drejtoi atë protestë. Sa për drejtësinë duhet ta thotë fjalën për atë rast dhe raste të tjera.’’, tha Paloka.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025989055633545
array(1) { ["section"]=> string(91) "brace-i-kujton-palokes-21-janarin-paloka-i-jep-nje-pergjigje-shko-pyet-kryetarin-tend-30587" }