Braçe i PS: Pasaportat? Përgjegjësi Lulzim Basha dhe kompania Aleat. Të kthejë lekët për qytetarët

Publikuar tek: politike, më 10:08 17-08-2015 Braçe i PS: Pasaportat? Përgjegjësi Lulzim Basha dhe kompania Aleat. Të kthejë lekët për qytetarët Erion Braçe dhe Lulzim Basha

Për këdo që thotë se është “gabim teknik” problemi i pasaportave për fëmijët nën 16 vjeç, Erion Braçe, kryetar i komisionit të ekonomisë, thotë se nuk kemi të bëjmë me një “gabim” por me një dëm ekonomik që shkon nga 6.6 milionë euro nëse pasaporta jepet me çmim normal dhe pa procedurë të përshpejtuar, ose 11.6 milionë euro për të gjithë ata që e kanë paguar dyfish me procedurë të përshpejtuar. 

“Nuk është gabim teknik. Eshtë shkelje ligji dhe vlera arrin në 11.3 milionë euro. Ka ndodhur në prill 2009-korrik 2010 kur ministër i brendshëm ishte Lulzim Basha. Pë rata që janë nën moshën 16 vjeç vlefshmëria e pasaportës është 5 vjet. Ligji ka qenë shumë i qartë. Çdo veprim i ndryshëm nga ky është shkelje e ligjit. Pë rata që e kanë pasur nën përgjegjësi prodhimin dhe shpërndarjen e pasaportës është: shkelje ligji, shpërdorim detyre, dëm ekonomik” shkruan Braçe.

Kreu i komisionit parlamentar të ekonomisë konstaton se mes të dëmtuarve janë fëmijët e emigrantëve. Braçe hedh akuzën për kompaninë “Aleat” që merret me prodhimin e pasaportave. “Kushtet në të cilat ka operuar kanë qenë të njëjtat, monopol. Me një ndryshim të vogël: çmimi i paracaktuar në mars 2013 nga qeveria Berisha në rinovimin e kontratës me të njëjtën kompani, është rritur. Janë shumë para për të folur për “gabim teknik”. Duhet përgjegjësi penale. Natyrisht edhe civile. S’ka përse të paguaj gjithnjë qytetari për gabimet skandaloze të administratës dhe kontraktorëve të saj” shkruan Braçe. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ish-kryebashkiaku i Pogradecit, Shkëmbi: Bashkinë s’e humbëm nga përçarja, kandidatja e papërshtatshme
Monika: Ramën nuk e kemi ftuar në Jalë, por mund të lidhemi me telefon. Por Edi Rama kthehet në Tiranë »
Article Logic
Execution time: 0.024600982666016
array(1) { ["section"]=> string(101) "brace-i-ps-pasaportat-pergjegjesi-lulzim-basha-dhe-kompania-aleat-te-ktheje-leket-per-qytetaret-18530" }