Braçe i sqaron Bodes: Nuk do lejoj që komisionin ta bësh miting. Përgjigju për krimet

Publikuar tek: politike, më 11:23 18-03-2015 Braçe i sqaron Bodes: Nuk do lejoj që komisionin ta bësh miting. Përgjigju për krimet Statusi i Erjon Braçes pak minuta me pare ne facebook per ish ministrin e Financave Ritvan Bode

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë Erjon Braçe nëpërmjet një statusi në facebook sqaron arsyet se pse ai nuk e lejoi zotin Bode të ndërpresë punën e komisionit të ekonomisë, ndërkohë që pas kësaj opozita e bojkotoi mbledhjen. 

“Nuk do lejohen më të bëjnë mitingun e tyre të rrugës në komisionin e Ekonomisë. Dhe nëse flasin për krime duhet të kenë parasysh: Si shfrytëzuan barbarisht derisa i vranë gra e fëmijë në Gërdec; Si pushkatuan pa gjyq katër qytetarë të pafajshëm në Bulevard e si plagosën e zoti i shpëtoi 21 të tjerë m’u aty; si vodhën pa u ngopur 230 milionë dollar në rrugën Rrëshen – Kalimash dhe nuk janë gjykuar ende; Si po rrjepin çdo ditë qytetarët deri në 80 milionë dollar në vit me katër kontrata koncesioni në shërbime të liberalizuara apo publike në gjithë Evropën. Këto janë krime Ritvan Bode dhe ti ke qenë ministër i qeverisë i përfshirë në krim” shkruan Braçe në statusin e vet në facebook.

Të rinjtë opozitarë edhe ditën e sotme vazhduan protestën e tyre “Meta ik”. Ishte deputeti Genc Ruli që u bashkua me ta ditën e sotme, ndërkohë që Ilir Meta gjendet për një vizitë zyrtare në Zvicër. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vangjush Dako në ILDKP? Media raporton për parregullsi në deklarimin e pasurisë
Mblidhet komisioni për marrëveshjet qeveri-opozitë, debate midis anëtarëve »
Article Logic
Execution time: 0.031753063201904
array(1) { ["section"]=> string(88) "brace-i-sqaron-bodes-nuk-do-lejoj-qe-komisionin-ta-besh-miting-pergjigju-per-krimet-6231" }