Braçe interpelancë me Ahmetajn për ligjshmërinë fiskale të FSHF, deputeti: Që nga muaji shkurt nuk marr përgjigje

Publikuar tek: politike, më 10:30 11-10-2018 Braçe interpelancë me Ahmetajn për ligjshmërinë fiskale të FSHF, deputeti: Që nga muaji shkurt nuk marr përgjigje

Seanca e sotme në Kuvend ka nisur me interpelancë mes deputetit Erion Braçe dhe ministrit të Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj. Interpelanca është kërkuar nga Braçe lidhur me ligjshmërinë fiskale të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Gjatë fjalës së tij në foltore Braçe u shpreh se ligjshmëria fiskale është parim i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Ndërsa renditi disa raste ku yje të futbollit në botë janë dënuar për shkak të shmangies nga kjo ligjshmëri, deputeti theksoi se që nga muaji shkurt nuk ka marrë një përgjigje nga FSHF lidhur me këtë situatë.

“FSHF është një nga institucionet më të rëndësishme në këtë vend që përfaqëson flamurin e kombit në botë. Duhet të respektonte ligjshmërinë fiskale. Që nga muaji shkurt jam shtrënguar të siguroj informacione, por me thënë të drejtën nuk marr një përgjigje për përputhshmerinë e FSHF për ligjshmërinë fiskale”, u shpreh Braçe.

Më shumë nga fjala e Braçes në Kuvend:   

Nuk ka një autoritet të lartë ekzekutiv apo të ulët që të përjashtojë nga detyrimi i  pagimit të tatimit dhe taksave cilido individ apo shoqëri që është subjekt i ligjit. Kushtetuta ka vendosur kështu parimin e ligjshmërisë fiskale. Përpjekja ka shënjestruar në mënyrë të qartë shembuj për të krijuar apo ndarë modele të barazisë fiskale. Presidenti i Bajri të Mynihut është dënuar për evazion fiskal. Cristiano Ronaldo sapo është dënuar me 2 vite burg dhe me detyrimin për të paguar 18 mln euro për shkak të shmangies fiskale kur luante në Spanjë. Për të vazhduar me Lionel Messi, është dënuar me 21 muaj burg për shmagie fiskale. Për të vazhduar me Neymar është dënuar me 2.1 mln euro për të paguar për shkak të shmangieve fiskale.

FSHF është një nga institucionet më të rëndësishme në këtë vend që përfaqëson flamurin e kombit në botë. Duhet të respektonte ligjshmërinë fiskale. Që nga muaji shkurt jam shtrënguar të siguroj informacione, por me thënë të drejtën nuk marr një përgjigje për përputhshmërinë e FSHF për ligjshmërinë fiskale.  

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama në Armeni, publikon VIDEON me Thaçin dhe Macron
Braçe ‘gozhdon’ Ahmetajn, Bashkim Fino ngrihet në këmbë dhe e duartroket: Bravo, bravo! (Akuzat për Armando Dukën) »
Article Logic
Execution time: 0.021888017654419
array(1) { ["section"]=> string(118) "brace-interpelance-me-ahmetajn-per-ligjshmerine-fiskale-te-fshf-deputeti-qe-nga-muaji-shkurt-nuk-marr-pergjigje-137396" }