Braçe ironizon Dumën: Prandaj Grida u bë e pasur...

Publikuar tek: politike, më 16:22 02-03-2016 Braçe ironizon Dumën: Prandaj Grida u bë e pasur...

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka ironizuar Grida Dumën. Ai ka postuar një foto nga protesta e grave e cila tregon një protestuese duke mbajtur një karton, ku shkruhet: “Gra në varfëri, gra pa liri”.

“Prandaj Grida u bë e pasur, SE ISHTE E LIRE!! Protesto zonjë, të përfaqëson Grida! Dhe Grida ska motër, ka ortak!!”, ka shkruar Erion Braçe.

Një ditë më parë Grida Duma ka thënë: “Nëse ngatërron motrën me monstrën, atëherë ndodh që ai polici në protestën e qytetarëve të lirë tek Parku i Liqenit, ndonëse e tërhiqnin për krahësh, sërish donte të dhunonte dhe përsëri të dhunonte një zonjë”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « "Kinezëri Tahirërore”, Shkëlzeni shpërthen ndaj mediave për publikimin e videove të policisë
Rama i rrit pagën Veliajt, kryebashkiaku do të paguhet më shumë se deputetët »