Braçe konfirmon Majkon: Nuk na duhet pushteti pa reformën në drejtësi

Publikuar tek: politike, më 19:42 14-03-2016 Braçe konfirmon Majkon: Nuk na duhet pushteti pa reformën në drejtësi

Deklarata e Pandeli Majkos nuk ka qenë një qëndrim i tij për reformën në drejtësisë. Duket se Partia Socialiste po tenton të bind partnerin në koalicion, LSI-në që të arrijnë sa më shpejtë në një marrëveshje përfundimtare lidhur me këtë reformë.

I fundit që ka reaguar është deputeti tjetër socialist, Erjon Braçe. Braçe është edhe më i qartë sa i përket të ardhshmes së koalicionit mes PS dhe LSI nëse dështon miratimi i reformës në drejtësi. Sipas Braçes, pushteti politik, legjislativ dhe ekzekutiv nuk vlen pa një pushtet efikas të drejtësisë.

“Pushteti, politik, legjislativ apo ekzekutiv, nuk vlen pa një pushtet të drejtë, të ndershëm, profesional dhe efikas, të drejtësisë! Pushteti politik, legjislativ, ekzekutiv, na duhet për reformën! Pushtet pa reformën është ky që kemi; Për vete-një grusht njerëzish që kurrë nuk u bënë të barabartë para ligjit si gjithkush, siç thotë Kushtetuta, mund të mjaftojë, për ne jo!! Nuk mjafton për shoqërinë shqiptare”, shkruan deputeti.

Majko deklaroi dy ditë më parë se duhet të jetë Kongresi i PS që do të vendosë për zgjedhje të parakohshme në rast se nuk miratohet reforma në drejtësi. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Prokuroria nis hetimet ndaj ish-zëvendësministrit Bozdo, favorizoi "Kurum"
“Vajza e Mediut studionte në SHBA duke paguar 40 mijë $ në vit, ndërsa Mediu merrte vetëm 20 mijë” »
Article Logic
Execution time: 0.029314994812012
array(1) { ["section"]=> string(74) "brace-konfirmon-majkon-nuk-na-duhet-pushteti-pa-reformen-ne-drejtesi-35077" }