Braçe me “shpatulla pas murit “ Berishën në Kuvend: Çfarë i tha për gazetarin e plagosur, zhdukjen e filmimeve, pritën e zjarrit poshtë dritares...

Publikuar tek: politike, më 12:57 21-01-2016 Braçe me “shpatulla pas murit “ Berishën në Kuvend: Çfarë i tha për gazetarin e plagosur, zhdukjen e filmimeve, pritën e zjarrit poshtë dritares...

Deputeti i PS Erion Braçe vendos në vështirësi ish kryeministrin Berisha për ngjarjet e 21 janarit duke u kapur me vetë deklaratat e bëra nga Berisha asokohe. Braçe e pyet Berishën nëse i qëndron deklaratave për plagosjen e gazetarit të ABC News që tashmë ndodhet në azil politik në Belgjikë, kush i shuajti serverat e kryeministrisë, çfarë ishte prita e zjarrit poshtë dritares së kryeministrit dhe kush ishin detyrat e ndara. Përse ishin ndarë dhe për çfarë?

E plotë- Erion Braçe në Kuvend/ Newsbomb.al

“Fatos Mahmutaj ka marrë të njëjtat plumba që mori Hekuran Deda. Tashmë ndodhet në azil politik në Belgjikë se iu rrezikua jeta si dëshmitar në ngjarje.

Ai qëndron ti deklaratës së Mahmutaj është shtyrë dhe ka rënë nga tavolina, falë televizionit të tij qytetarët e Shqipërisë, kuptuan se nuk ishte Edi Rama dhe ne të tjerët që kishim vrarë njerëzit tanë por ishte garda e republikës që me dashje vrau 4 qytetarë të pafajshëm dhe plagosi 6 të tjerë.

Pikërisht më datë 23 pasi u bënë publike këto dëshmi Sali Berisha shpiku sulmin mbi intitucionet shqiptare”, tha Braçe.

(Citon Berishën me deklaratën e tij)

"Në mbledhjen e qeverisë, forcat e rendit, garda e republikës bënë një mbtojtje të shkëlqyer nga sulmet baditeske bëra me armë, dokumentuar me bomba molotov, gjurmë në murë me ujë"

Po e le mënjanë përcartjen. Si mund të bëhen në mure gjurmë me armë unë nuk e di.

Si ka mundësi që nuk gjete një gjurmë muri plumbi në kryeministri, gjykata s’e gjeti.. si ka mundësi që ti e shpike sulmin me armë ndaj kryeministrisë a i qëndron kësaj deklarate?

"Sipas një informacioni ata donin të hapnin derën por aty kishte një pritë hekuri, një pritë zjarri por ata nuk e dinin se makina mbeti në kryeministri".

 Çfarë ishte kjo pritë zjarri jashtë oborri, c’paska qenë ky skalon zjarri poshtë penxheres tënde dhe priste protestuesit”, tha Braçe ndërsa vazhdoi me një tjetër citim të Berishës.

“ Mbetën tre viktima për të cilat të dhënat ishin pjesërisht të sakta, kërkova hetim, shpreha ngushëllim për familjet dhe kërkova të bëhej hetim për vrasjet, erdhën të paguar erdhën për të dhunuar në këtë institucion.

Ai qëndron deklaratës që Ziver Veizi erdhi i armatosur, Hekuran Deda erdhi i armatosur për të sulmuar ty, Aleks Nika burri dhe babi që erdhi për të protestuar ishte i armatosur për të të sulmuar ty, Faik Myrtaj erdhi në Tiranë dhe ishte i armatosur me armë për të sulmuar ty.

Ironia më e madhe 31 janar (Braçe citon sërish Berishën)

“Prokuroria të marrë videot e kryeministrisë, me bindjen time kishte një material të plotë, nga erdhën plumbat, ku u vranë..."

E vërtetë që kamerat e Kryeministrisë ishin, edhe kamerat e gazetarëve ishin por ka një të vertetë të madhe ke urdhër sekrete e Këshillit të Ministrave është zbuluar se më 21, në 1 të natës serverat e kryeminitsrisë janë shuar që të gjitha, kush i shuajti serverat e kryeministrisë? Si ka mundësi që ti i dije që kishte regjistruar gjithcka por se dije si u shuajtën.

Deklarata më e rëndë (Citon Berishën)

“Nga dritaret e kryeministrisë nuk do qëllohej por ndaj çdo personi që hynte brenda, detyrat ishin të ndara mbrojtja e institucioneve kishte rregullin e vet.”

Nuk ka prokuror në këtë vend që të jetë marrë me këtë, si ka mundësi njeriu që ka kontrolluar të gjitha trupat flet për një plan të qartë për të goditur me armë cilindo që do hynte aty dhe ti je i vetmi person që nuk pyetesh për këtë.

Ti nuk flet për plagosjen e Fatos Mahmutaj në fraksion sekonde kur Hekuran Deda është vrarë, si ka mundësi që ti mohon dëshminë tënde për këtë gjë, detyrat thua ishin të ndara. Nga kush, për të vrarë kë? Ti as nuk dorëhiqesh as shkon në prokurori por fillon një sulm të paprecedentë ndaj gjithckaje ka ndodhur në 21 janar.

28 janar konferencë shtypi (Citon Berishën)

“Gjatë kësaj periushe janë mbledhur të dhëna nga burime të besueshme se krimenelët që për 5 orë më radhë për të sjellë në karrige Haxhi Qamilin i është dhënë 200 300 dollarë, disponohen të dhëna për sasitë e eksplozivit, mbi armët e sofistikuara”.

Ku ishin?, pyeti Braçe Berishën ndërsa përmbylli duke kërkuar që deputetët të ngrihen në këmbë: “I përjetshëm qoftë kujtimi i tyre dhe turpi i mbuloftë vrasësit e tyre”!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha vazhdon të këmbëngulë për ‘21 janarin’ dhe flet për nekropolitikë: Ishte puç! Edi Rama luajti me zjarrin
Balla- Berishës: Do shkosh në burg. Noka: Ishte puçi i Bamir Topit dhe Ina Ramës »
Article Logic
Execution time: 0.019007921218872
array(1) { ["section"]=> string(144) "brace-me-shpatulla-pas-murit-berishen-ne-kuvend-cfare-i-tha-per-gazetarin-e-plagosur-zhdukjen-e-filmimeve-priten-e-zjarrit-poshte-dritares-30593" }