Braçe në eufori nga rezultati i referendumit i përgjigjet Blushit: Ti nuk ishe me ne

Publikuar tek: politike, më 16:44 10-04-2016 Braçe në eufori nga rezultati i referendumit i përgjigjet Blushit: Ti nuk ishe me ne

Deputeti Erion Braçe ka kujtuar vështirësitë në rrugëtimin e Partisë Socialiste drejt pushtetit, duke nisur që prej vitit 2009 e në vijim, duke i drejtuar “socialistëve” disa pyetje që mesa duket i adresohen Ben Blushit dhe Mimoza Hafizit, dy prej zërave më të fuqishëm që kanë kundërshtuar referendumin e PS-së.

Braçe madje përfshihet në komente duke i sugjeruar dikujt që ankesat e tij ti postojë në faqen e “Mirës, Mozës dhe Benit”. Statusi i plotë i deputetit:

DISA PYETJE PER SOCIALISTET!!

A e mbani mend vitin 2009-të, zgjedhjet politike të vjedhura të atij viti?

A e mbani mend vitin 2009-të, listat e zgjedhjeve të vjedhura të atij viti?

A e mbani mend vitin 2009-të, votimin skandaloz të mijëra njerëzve që nuk kishin hyrë prej vitesh në Shqipëri, në zgjedhjet e vjedhura të atij viti?

A e mbani mend vitin 2009-të, listat me kriminelët ordinerë që dolën nga burgjet dhe, kontrolluan votimin në territore të caktuara ku pushteti i tyre ishte real, në zgjedhjet e vjedhura të atij viti?

A e mbani mend vitin 2009-të, numërimin skandaloz të fletëve të votimit të mbajtur si më sipër, në zgjedhjet e vjedhura të atij viti?

A e mbani mend vitin 2009-të, denoncimet tona me fakte e prova, më pas kërkesat tona, protestat tona, grevat tona, për të zhvilluar hetim mbi zgjedhjet e vjedhura të atij viti?

A e mbani mend vitin 2009-te, vendimin e qeverise se Sali Berishes per te mos hapur kurre kutite e votimit ne funksion te transparences e me tej, djegien me benzine ne zjarr te te gjithe materialeve te votimit te zgjedhjeve te vjedhura te atij viti?

Po 2011-ten a e mbani mend? Ndryshimin e rezultatit te votimit ne tavoline e ne gjykate per 1/3 e popullsise se vendit, ne zgjedhjet e vjedhura edhe te atij viti?

Siiii, nuk te kujtohet? AAAAAA PO, NUK TE KUJTOHET SEPSE TI NUK ISHE, TI NUK ISHTE SERISH ME NE, TI E QUAJTE HUMBJE VJEDHJEN E SALI BERISHES DY HERE RRESHT!!

Ti nuk ishe as ne protestat dhe grevat tona per transparencen, per voten e lire te kujtdo qe kushtetuta ja njihte si te drejte!!

Ti me vetdije zgjodhe te njihje vjedhjen si fitore te Sali Berishes!!

Nuk eshte shaka!!

Keshtu duhet te kete ndodhur!!

E di perse?

Sepse ti gjithnje nuk ke asgje seriozisht, sic sot-ti tallesh me Partine, anetaret e saj; as qe e njeh ne fakt, ndryshe, nuk mund ta shperfillje forcen organizative te kesaj Partie, nuk mund ta fyeje edhe nje here si perhere cdo anetar te saj, te zakonshem e te ndershem, me nje fjale-vetem nje fjale sic dje apo sot, por qe i kushton kesaj partie pa pushim, anetareve te zakonshem te saj gjithnje e me shume, sic perhere!!

Por ne e kemi seriozisht gjithcka; E kemi seriozisht Partine, e kemi seriozisht lirine ne te, e kemi seriozisht te drejten e votes per cdo anetar, e kemi seriozisht te drejten e gares permes votes se cdo anetari!!

Sepse kurre, te pakten une por besoj edhe kolege te mi, nuk e kam vene e nuk do ta ve nje qellim personal kariere, mbi socialistet, qofte edhe mbi nje socialist te vetem, ashtu sic kurre mbi nje shqiptar te zakonshem!!

Te tallesh, gjithnje te kthehet nje dite pas!!

12968804_10154695689688765_2017510818_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dhjetra familje rrezikojnë shtëpitë dhe jetën, Deda shkon i takon në Mirditë
Reagon Kryetari i Bashkisë pas akuzave për trafik droge: Nuk kam lidhje me të, është i PD-së »
Article Logic
Execution time: 0.023043870925903
array(1) { ["section"]=> string(89) "brace-ne-eufori-nga-rezultati-i-referendumit-i-pergjigjet-blushit-ti-nuk-ishe-me-ne-37324" }