Braçe në Kuvend: Sali Berisha, një kriminel ordiner

Publikuar tek: politike, më 17:41 26-02-2015 Braçe në Kuvend: Sali Berisha, një kriminel ordiner

Deputeti i PS-së, Erjon Braçe ka qenë mjaft kritik sot ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, të cilin e ka konsideruar një kriminel ordiner.

Braçe ka thënë se është e papranueshme se si Sali Berisha, një kriminel ordiner, vazhdon ende të merret me politik dhe nuk ndodhet përpara organeve të drejtësisë.

Reagimi i Braçes erdhi pas fjalës së mbajtur në sallën e Kuvendit nga Berisha, i cili ka akuzuar sërish maxhorancën për lidhje me krimin.

Deputeti i PS-së ka kritikuar gjithashtu sjelljen e kryetarit dhe zëvendëskryetarit të Kuvendit, për kohën që i lënë në dispozicion Berishës çdo seancë plenare.

Fjala e Braçes ka nxitur reagimin e deputetëve të tjerë të PD-së në Kuvend, duke kërkuar marrjen e masave ndaj deputetit socialist.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Topalli-Felajt: Të kanë mbajtur burrin peng. Felaj: Fytyra e dhunës, sa herë që ju flisni
Shtohen zërat kundër në PS-Shkodër/ Kreu i Bërdicës: Rama i pabesë, nuk meriton vota »
Article Logic
Execution time: 0.030169010162354
array(1) { ["section"]=> string(54) "brace-ne-kuvend-sali-berisha-nje-kriminel-ordiner-4519" }