Braçe në mbrojtje të Ramës: Mos duhet t’ju thotë të votoni PD-në?!

Publikuar tek: politike, më 16:39 13-05-2015 Braçe në mbrojtje të Ramës: Mos duhet t’ju thotë të votoni PD-në?! Erion Braçe

Pas kritikave të Partisë Demokratike, të pasuara së fundmi nga ish-presidenti Rexhep Meidani, i cili i cilësoi si shkelje të kushtetutës thirrjet e Ramës për të votuar vetëm kandidatët e maxhorancës, ka reaguar edhe deputeti Braçe i cili është vënë në mbrojtje të kryeministrit Rama.

Sipas Braçes, kritikat që i bëhen Ramës janë pa kuptim pasi ai nuk ka se si t’u kërkojë qytetarëve të votojnë kundërdhtarët politikë.

“I kërkojnë kryetarit të PS që të mos thotë në takim me njerëzit: Votoni kandidatët dhe Partinë Socialiste. Po mirë ç’të thotë, votoni edhe për Partinë demokratike?”, shkruan Braçe.

Braçe thotë se kryeministri në asnjë rast të vetëm nuk ka thënë se “po votove për PD, nuk do kesh punë, drita, ujë, rrugë, kanalizime, pastërti etj.”

Sipas Braçes nuk ka asnjë rast të tillë dhe kush hamendëson e ka mendjen e gjerë.

“Po për një gjë dua t’ju pyes. Po t’u thuash njerëzve votoni për PD që të rrëzojmë qeverinë, çfarë është?”, pyet deputeti i PS, Braçe në shkrimin e tij.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Meta premton në Vorë: Brenda 2017-ës nuk do ketë grua dhe vajzë të pa punë
Kryeministri serb Vuçiç në Tiranë më 27 maj: Të mos ndodhë më ajo çfarë ngjau në Kumanovë »
Article Logic
Execution time: 0.026519060134888
array(1) { ["section"]=> string(69) "brace-ne-mbrojtje-te-rames-mos-duhet-t-ju-thote-te-votoni-pd-ne-11078" }