Braçe nostalgjik në ditëlindjen e tij, kujton vitet e punës si deputet: Një betim i mbajtur

Publikuar tek: fcb-bomb, më 11:29 02-04-2015 Braçe nostalgjik në ditëlindjen e tij, kujton vitet e punës si deputet: Një betim i mbajtur Postimi i deputetit Braçe

Deputet i Ps Erjon Braçe feston sot ditëlindjen e tij të 43-të.  Kjo ditëlindje e gjeti Braçen në selinë e Kuvendit, ç’ka mesa duket e ka bërë nostalgjik për vitet e tij të punës.

“18 vite pas! Një Betim i mbajtur! Një kontratë pune që më ka nderuar çdo ditë si në të parën. E verifikuar çdo katër vite më ka shtuar përgjegjësinë e përgjegjshmërine ndaj çdo poliçanasi, uznovari, roshnikasi, starovari, vertopasi, beratasi, dushnikasi, moravasi, lapardheci, lumasaku, kuçovari prej Perondie e Kozare, lushnjari, çermanaku, divjakasi, grabjanasi e remasaku... Janë pa fund! U jam shumë mirnjohës”, shkruan Braçe nga rrjeti social.

Komentuesit që i janë përgjigjur kanë qenë të shumtë. At e kanë uruar e përgëzuar deputetin por sërish Braçe u është përgjigjur duku shkruar në një koment të dytë: “Ore, po flasim për punë jo për festa.”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kujdes…puseta para piramidës në Bulevard, është e hapur
Bregu: Gra...Jo në kërkim të telasheve »
Article Logic
Execution time: 0.026308059692383
array(1) { ["section"]=> string(94) "brace-nostalgjik-ne-ditelindjen-e-tij-kujton-vitet-e-punes-si-deputet-nje-betim-i-mbajtur-7623" }