Braçe: Nuk di ç’të them për Florjana Kokën, nuk e njoh

Publikuar tek: fcb-bomb, më 16:59 15-04-2015 Braçe: Nuk di ç’të them për Florjana Kokën, nuk e njoh

Deputeti Erjon Braçe nuk duket shumë entuziast për kandidaturën e Partisë Socialiste për Bashkinë e Sarandës, Florjana Kokën. Një status i postuar nga Braçe në profilin e tij në facebook, ku ndër të tjera komentonte edhe përzgjedhjen e Grida Dumës nga PD për Bashkinë e Durrësit, ka ngjallur reagimin e Endri Meksit, djali i ish-kryeministrit Aleksandër Meksi, i cili kërkon nga deputeti socialist të komentoj kandidatët e partisë së tij.

“Erjon, ndonjë fjalë për kandidaten tuaj në Sarandë nuk do e shpenzosh”, pyet Meksi Braçen, ndërsa ky i fundit thekson se nuk e njeh Florjana Kokën, por shprehet me superlativa për kreun aktual të Bashkisë, Stefan Çipën.

“Njoh Stefan Çipën, kam vlerësimin më të mirë për të si burrë, prind, mik, shok, socialist dhe vështirësisht edhe si kryetar bashkie. Zonjën për të cilën më pyesni nuk e njoh”, replikon Braçe.

Më pas debati është zhvendosur në mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve, ndërsa Braçe këmbëngul se përzgjedhja e tyre është bërë në bashkëpunim me socialistët e çdo qyteti.

“Ska zgjedhur kërkush vetë. Nuk di kë ke dëgjuar por po të tregoj për vete dhe kështu është bërë kudo; u pyetën drejtuesit e partisë në territor, delegatet e kongresit, anëtarët e asamblesë kombëtare, këshilltareët. Tëe gjithë në morrem shënim dhe kemi hyrë në takime konsultatime me kryetarin e Partisë, kryetarin e Asamblesë etj. Kemi paraqitur emrat që morrëm në territor. I janë nënshtruar konsultimeve me të tjerë faktorë, është sonduar opinioni dhe kemi kaluar në një takim të dytë konsultativ ku po ta them unë, përgjithësisht janë shpallur kandidatë propozimet tona. Nëse kjo nuk ka funksionuar diku atëhere kjo s’mund të ndosë gjithë procesin. Kush ka dashur të bëj punën e ka bërë, kush nuk bën kurrë punën por do mbledhje, natyrisht mund të thoteë çte dojë”, përgjigjet Braçe.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019585132598877
array(1) { ["section"]=> string(57) "brace-nuk-di-c-te-them-per-florjana-koken-nuk-e-njoh-8812" }