Braçe: Për një karrige flisni gjithë ditës, por harruat se në Ersekë janë vrarë dy komisionerë të PS

Publikuar tek: politike, më 16:51 07-05-2015 Braçe: Për një karrige flisni gjithë ditës, por harruat se në Ersekë janë vrarë dy komisionerë të PS

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka bërë një retrospektivë të qeverisjes së shkuar gjatë fjalës së tij në Parlament.

Braçe tha se opozita ka gjithë ditën që flet për një incident të Ersekë, ku dikush qëlloi me karrige xhaxhain e vetë por harron se disa vjet më parë, në qendër të Ersekës u vranë dy komisionerë të Partisë Socialiste, dhe autorët nuk u dënuar kurrë. Braçe kujtoi ngjarjen tragjike të Gërdecit dhe protestën e 21 janarit.

“Si ka mundësi që lejuat që në Gërdec të punonin fëmijë dhe nëna shtatënë. Dhe në fund u vranë të gjithë, fëmijë dhe nëna me fëmijë në bark”, tha Erion Braçe gjatë fjalës së tij.

Deputeti i PS akuzoi opozitën dhe ish-kryeministrin Berisha për lidhjet e tij me biznesmenin serbo-boshnjak Damir Fazlliç.

“Për faj të ministrit, apo udhëheqësit, që e kërkonte me ngulm atë firmë për ta zgjeruar pronën e vet në det. Po kur dolën këta me prona në det? Për atë pronë e keni fjalën? Një serbo-boshnjak që u shpall me mburrje këtu në këtë Parlament miku i familjes së Sali Berishës”, tha Braçe.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Majko-Ramës: Edhe Erion Velinë e trajton si godinë pa leje. Rama: Unë po them që ti e legalizove
Rama reagon për listat e zgjedhësve: Grida Duma rri me qera te daja në Durrës »
Article Logic
Execution time: 0.026506900787354
array(1) { ["section"]=> string(104) "brace-per-nje-karrige-flisni-gjithe-dites-por-harruat-se-ne-erseke-jane-vrare-dy-komisionere-te-ps-10591" }