Braçe për Ramën: Nuk është kryetari më i mirë i socialistëve, por është normal

Publikuar tek: politike, më 00:08 26-12-2015 Braçe për Ramën: Nuk është kryetari më i mirë i socialistëve, por është normal

Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe ka deklaruar se Edi Rama nuk është kryetari më i mirë i socialistëve, por është një kryetar normal.

I ftuar në emisionin “Oktapod” në Vizion Plus, Braçe ka komentuar edhe marrëdhëniet me deputetët e opozitës.

Lidhur me protestën e opozitës më 8 dhjetor, ai ka thënë: “Më 8 dhjetor nuk më trembi aspak protesta e zërit të mekur i Lulzim Bashës.”, - sa i përket marrëdhënies së tij me deputeten Jozefina Topalli, Braçe tha: “Më Jozefina Topallin kam pasur marrëdhënie të mira, por i kam prishur sepse më ka nxjerrë jasht nga Parlamenti dhe më ka denuar.”

Deputeti socialist ka vlerësuar Majlinda Bregun dhe Genc Rulin si njerëzit nga krahu kundërshtar me të cilët mund të bisedosh dhe të shkëmbesh ide.

Sa i përket një flirtimi të mundshëm PD-LSI për Reformën në Drejtësi, Brace theksoi se kjo nuk ekziston, pasi të dy partitë kanë mendim diametralisht të kundërt.

Ai ka komentuar edhe akuzat ndaj gazetarit Blendi Fevziu, për të cilin është shprehur se nuk ka ndonjë gjë personale me të, por me gazetarët që i bëhen krah korrupsionit. Gjithsesi Braçe theksoi se kur të flasë për Fevziun, do të nxjerrë edhe një mal me letra që ka arkivuar.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kokëdhima: Nuk jam këshilltar i Ramës, ai funksionon sipas proverbës “pyet 100 vetë dhe bëj si di vetë"
Bushati akuza të forta Ramës: Ndjesa e tij s’ka seriozitet, i ati firmosi ekzekutime »
Article Logic
Execution time: 0.063077926635742
array(1) { ["section"]=> string(82) "brace-per-ramen-nuk-eshte-kryetari-me-i-mire-i-socialisteve-por-eshte-normal-28567" }