Braçe përgëzon Bashkinë për ndërhyrjet te Parku i Liqenit por nuk mjafton: Çfarë kërkon tjetër deputeti

Publikuar tek: fcb-bomb, më 19:27 03-02-2016 Braçe  përgëzon Bashkinë për ndërhyrjet te Parku i Liqenit por nuk mjafton: Çfarë kërkon tjetër deputeti

Deputeti socialist Erion Braçe përgëzon Bashkinë e Tiranës për ndërhyrjet rregulluese që po bëhen te Parku i Liqenit por i kujton se duhet më shumë. Braçe nënrendit disa nevoja që ka Parku duke pohuar se mbi 30 mijë njerëz në ditë e vizitojnë këtë “mushkëri” të Tiranës.

Postimi i plotë i Braçes:

“Ne Parkun e Madh te Tiranes,

Ka disa dite qe shoh te punohet!! Punonjesit e nje Agjencie te Bashkise se Tiranes po rregullojne stolat e prishur, zevendesojne shtyllat, linjat e pocat e ndricimit te munguar, po pastrojne gjithe ferrat nga Parku dhe pemet e mbuluara prej tyre;

Sot,

Po asfaltonin rrugicat e Parkut te shkaterruara thuajse teresisht!! Per mua qe kam vite qe kaloj 1 ore e gjysem ne Park thuajse cdo dite, eshte nje pune shume e mire.

Por duhet me shume;

Se pari,

ndricimi nga shkolla Ëillson deri ne dalje te Parkut;

Restaurimi i pistes se vrapimit; sot mund te nxjerresh e thyesh kaviljen nese nuk ke mendjen;

Ndalmin e bicikletave ne pisten e vrapimit;

Ndalimin e makinave te babit ose mamit milionere qe sjellin e marrin femijet milionere nga nje shkolle aty; ndalimin e cdo makine te qeflinjve qe ne Park shetisin me makina.

Mos harroni;

Une mendoj se jane mbi 30 mije njerez ne dite qe, prej mengjesit deri ne mbremje frekuentojne Parkun!!”

er1.jpg

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.045444965362549
array(1) { ["section"]=> string(108) "brace-pergezon-bashkine-per-nderhyrjet-te-parku-i-liqenit-por-nuk-mjafton-cfare-kerkon-tjeter-deputeti-31666" }