Braçe poston foton e Ramës me Zahon duke festuar: Edhe Rama është pjesë e projektit

Publikuar tek: politike, më 21:12 11-10-2015 Braçe poston foton e Ramës me Zahon duke festuar: Edhe Rama është pjesë e projektit

Erion Braçe është përfshirë nga emocionet që kanë kapur çdo shqiptar pas fitores së Shqipërisë kundër Armenisë me rezultatin 0-3, ndërsa deputeti i PS-së ngatërron edhe pak politikën me sportin.

Teska poston foton e kryeministrit Rama me djalin e tij Zaho duke festuar kualifikimin e Shqipërisë në Euro 2016, Braçe tregon sukseset e kryeministrit në politikat për sportin dhe kushtet që i krijoi kombëtares.

“E fundit për sot (nëse nuk ndodh gjë tjeter); Ky është Edi Rama! As që e mendoj në një fushë futbolli, por ai zbriti atje, në Elbasan. Pa bujë, modestisht për të bërë detyrën; I NDERROJ AMBJENTIN KOMBETARES, E LARGOI NGA NJE STADIUM QE ISHTE BERE SHTEPIA E FITOREVE TE PA MJAFTUESHME DHE HUMBJEVE TE NJEJTA DESHPETUESE!! I shti projektit të Dukës e De Biazit një shtëpi të re, Elbasanin e zjarrtë të ëndrrës si fitore. Pyetni ke tecdoni nga ata që e njohin futbollin për efektin e ndryshimit të ambjentit, nëse përtoni kujtoni Bajernin nën efektin e Allianz Arena apo Juven e Juventus Stadium! Aaa po kujtoni dhe atë premtimin e Stadiumit për 100 vjetor, premtim që su mbajt kurrë, pastaj shini Elbasanin dhe bëhuni gati që për Botërorin të shihemi nga Shkodra!! Edi Rama është pjesë e projektit”, shkruan Braçe.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Presidenti Bujar Nishani shpall kombëtaren “Nder i Kombit”
“Edi Rama mbrojti të atin e top modeles së hajnisë të Tatimeve”, Berisha në krah të Fullanit pasi u shpall i pafajshëm »
Article Logic
Execution time: 0.018867969512939
array(1) { ["section"]=> string(88) "brace-poston-foton-e-rames-me-zahon-duke-festuar-edhe-rama-eshte-pjese-e-projektit-22905" }