Braçe, Ristani, Paloka dhe Keta përjashtohen përkohësisht nga Kuvendi, vërejtje për Berishën

Publikuar tek: politike, më 18:06 13-04-2016 Braçe, Ristani, Paloka dhe Keta përjashtohen përkohësisht nga Kuvendi, vërejtje për Berishën

Byroja e Kuvendit ka marrë sot vendimin për kërkesat e dorëzuara nga Partia Socialiste dhe Partia Demokratike lidhur me incidentin e një javë më parë në sallën e seancave plenare.

Pas 60 minutash diskutim, Byroja ka vendosur përjashtimin me 5 ditë për deputetin e PS-së, Erjon Braçe dhe po të njejtin vendim ka marrë edhe për demokratët Arben Ristani, Edi Paloka dhe Roland Keta.

Sa i përket ish-kryeministrit Sali Berisha, atij i është hequr vërjetje, por jo përjashtim.

Ndërkohë, deputeti tjetër i PD-së, Edmond Spaho ka deklaruar pas mbledhjes se Byroja barazoi fjalët fyese të Braçes me sjelljet e deputetëve demokratë.

Deputeti Erjon Braçe ka folur për mediat pas vendimit të Byrosë së Kuvendit, duke pranuar për herë të parë se mes tij dhe deputetëve demokratë ka pasur përplasje fizike. Deputeti socialist mohoi një javë më parë lajmet në media se ai është goditur në foltoren e Kuvendit.

Braçe theksoi se për herë të parë ka ndodhur që dhunuesi të falet, ndërsa i sulmuari të dënohet.

Reagimi i Erjon Braçes:

Mbas 25 vitesh parlament pluralist, ndodh përsëri që ai që fyen që shan, sulmon, dhunon, që vret në fund fare, politikisht e fizikisht... dhunuesi falet, i sulmuari të dënohet. Kjo është historia për fat të keq e këtij parlamenti.

Ju ishit të gjithë dëshmitarë.

Po t’i referohemi seancës, çdo gjë ka nisur me Arben Ristanin, jam përgjigjur unë, ka vijuar me Sali Berishën, i jam përgjigjur unë, ka vijuar me ndërhyrjen e dhunshme të Edi Palokës dhe pastaj me ndërhyrjen fizike të një deputeti tjetër. Është fare e qartë.

Ajo që më shqetëson është që në Parlament po legjitimohet një regjim i dhunshëm që kryesohet nga Sali berisha. Dhe natyrisht ky regjim që duhej të merrte fund tani që Parlamenti është në një proces vetëpastrimi, dhunuesi falet, i sulmuari të dënohet. Kjo është shumë e rëndë. Nëse në këtë parlament do vijojë që Sali Berishës t’i legjitimohen fyerjet kjo Byro do ketë punë seancë pas seance. Unë nuk kam ndërmend të toleroj.

Të vijë këtu dhe të dëgjojë Edmond Spahon të thotë se po nuk morët masa ndaj këtij do të ketë masa në plan personal. Po kë kërcënon ai? Le të vijë Spaho dhe kush të dojë, unë këtu jam.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Qeveria shqiptare miraton kërkesën e Malit të Zi për anëtarësim në NATO
Braçe pranon përplasjen fizike në Kuvend: Spaho më kërcënoi, jam i hapur për këdo »
Article Logic
Execution time: 0.020271062850952
array(1) { ["section"]=> string(95) "brace-ristani-paloka-dhe-keta-perjashtohen-perkohesisht-nga-kuvendi-verejtje-per-berishen-37618" }