Braçe-Shehut: Bëni aritmetikë, jo matematikë. Bankers-i gjen plot si ju në Afrikë, këtu jemi në Evropë

Publikuar tek: politike, më 13:13 09-04-2015 Braçe-Shehut: Bëni aritmetikë, jo matematikë. Bankers-i gjen plot si ju në Afrikë, këtu jemi në Evropë Erjon Braçe

Erjon Braçe ka debatuar me Sherefedin Shehun dhe deputetë të PD-së, kur u ka thënë se në lidhje me çmimin e energjisë duhet të bëjnë aritmetikë dhe jo matematikë. Braçe u ka kujtuar deputetëve të PD-së se në kohën e qeverisjes së tyre i kanë dhënë kompanisë ‘’Bankers Petroleum’’ të drejtën që të mos u kontrollohen faturat.

“Kush ia paguan energjinë elektrike atij zotërie. Ai të dali dhe t’u thotë shqiptarëve, mos të gënjejë. Ore zotëri bëhet llogaria. Çmimi bëhet më pak. Bëni aritmetikë, jo matematikë!”, i është drejtuar Braçe, Shehut.

Në lidhje me shpërthimet në Marinzë e kontratës që kompania që ka nxjerrë naftë atje ‘’Bankers’’, Braçe u ka thënë deputetëve të opozitës që ndodheshin në sallë se i kanë dhënë të drejtë asaj që të mos kontrollohet aspak. Sipas Braçes duhet një audit për këtë çështje.

“I keni dhënë të drejtë asaj kompanie që të mos kontrollohen faturat. Duhet domosdo të bëhet një audit. Ka plot si ju që i bëjnë në Afrikë, lërini ata ta bëjnë. Këtu jemi në Evropë.’’, ka përfunduar Braçe.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Çështja Frroku”, Koçijançiç: Prioritet zbatimi i ligjit dhe reforma në drejtësi
Tabaku: I recituat qytetarëve përrallën e taksave të ulëta por ata paguajnë më shumë »
Article Logic
Execution time: 0.027603149414062
array(1) { ["section"]=> string(103) "brace-shehut-beni-aritmetike-jo-matematike-bankers-i-gjen-plot-si-ju-ne-afrike-ketu-jemi-ne-evrope-8258" }