Braçe si “çun lagjeje”: V.k se nuk e mbaj mend...

Publikuar tek: politike, më 21:05 25-11-2015 Braçe si “çun lagjeje”: V.k se nuk e mbaj mend...

Deputeti i PS Erjon Braçe ka sulmuar Irfan Hysenbelliun e News24 për përhapjen me shpejtësi të akuzës së PD lidhur me drogën e Vlorës dhe "mos marrjen e mundimit" për të verifikuar të vërtetën. PD akuzonte Tahirin se kishte fshehur grabitjen e 800 kilogramëve kanabis sativa nga komisariati. Për të parën herë në statuset e deputetit lexojmë edhe një shkurtim të një fjale që i përket të ashtëuajturit “fjalor lagjeje”. Shkurtimi është: “v.k”.

Sot, me tërbimin e përditshëm të Flash-it te irfangazetarisë dhe cdo një orë ne edicione lajmesh po aty, u përhap: Enkelejd Alibeaj akuzon ministrin Tahiri se lejoi vjedhjen e furgonit me drogë brenda në komisariatin e policisë së Vlorës 800 kile drogë që u kap më pas nga italianët!”

“Lajmi i linte vend sinkronit ku ky Alibeaj thoshte se droga qe u vodh brenda komisariatit ishte e kushërinjve të ministrit, të cilët me aktrimin e tij epik i identifikoi me targën , vk se nuk e mbaj mend.

Por në menyre të pabesueshme shtoi edhe që; pas ngjarjes janë urdheruar policët të heshtin se ndryshe pushohen nga puna e në vijim ministri ka ndryshuar drejtuesit e policisë në Vlorë.

Me thënë të drejtën, kur e dëgjova mu duk shumë e rëndë.

Ndërkohe, fare pak me pas, policia e Vlorës e vënë nën akuzë, deklaroi se ambjentet e Policisë vëzhgohen me kamera, furgoni është mu aty si provë dhe i vëzhguar nga kamerat.

Madje madje shtoi se ftonte gazetarë e politikanë të shikonin faktin në vend!!

Deri tani, asnjë tv, perfshi dhe irfantv se ka marrë mundimin të bej verifikimin. Deri tani, as ky ministri hije i Punëve te Brendshme në Partine 2B, nuk ka marrë mundimin të shohe faktin në policinë e Vlorës.

Neveri!! Kjo është opozita legale në këtë vend”, thotë Braçe në reagimin e tij. Deputeti edhe disa ditë më parë shkroi se Irfan Hysenbelliu po rrënon median shqiptare.

vk.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Meta për Rai News 24: Shqipëria aktive në luftën kundër terrorizmit, jemi përgatitur për refugjatët
Deputeti i PD, Selami flet hapur: Basha më ka zhgënjyer, nuk kemi drejtim »
Article Logic
Execution time: 0.030132055282593
array(1) { ["section"]=> string(49) "brace-si-cun-lagjeje-v-k-se-nuk-e-mbaj-mend-26288" }