Braçe: Tiranës nuk i duhen “çuna tavoline e shoqnie”. Ja pse ju them votoni Erjonin

Publikuar tek: politike, më 13:31 19-06-2015 Braçe: Tiranës nuk i duhen “çuna tavoline e shoqnie”. Ja pse ju them votoni Erjonin

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe , i cili është mjaft aktiv në rrjetet sociale dhe me fushatën e Partisë Socialiste ka listuar arsyet se pse qytetaërët duhet të votojnë kandidatin e majtë për bashkinë e Tiranës, Erion Veliajn. Sipas tij përgjigjia është e thjeshtë dhe përkufizohet me një fjalë: punë.

Ja postimi i plotë i deputetit Erion Braçe:

Po e shkruaj sot dhe prej mëngjesi, në respekt të gjithkujt që më njeh, ndan me mua bindje të përbashkëta, ka qenë ose jo në rrugen time e rrugën tonë, mik apo thjesht i njohur, shok prej shkolle apo prej punës, familjar apo i afërm i imi, kemi ndarë lagjen e vjetër në Kombinat apo ndajmë lagjen e re aty ku banojmë dhe, kujtdo tjeter që;i duhet një moment pushim, mbase një dite e tërë për të menduar e reflektuar;

NË TIRANË,VOTO PER ERJONIN!

Nuk dua të rendis pafund arsye;Thjesht bëje për të ndryshuar këtë qytet që ndajmë prej një jete!Të rikthejmë e të vëme të parën për gjithkënd:punën!

Për cilindo në këtë botë:Puna e punëtorët duhet të jenë arsye për të ndryshuar.Ky qytet ka nevojë uleritëse për punë, kujdes, mbrojtje, përkushtim, pasion,troç ky qytet kërkon ta duash!Asfarë për vete, as për karrierë e aq më keq për qokë-siç ndodhi 4 vite me radhë,por për secilin ndër ata që jeton të tijën në të, pavarësisht moshës, gjinisë, besimit apo bindjes politike.

E di shume mirë se e jetoj përdite.Ky qytet ka nevojë për gjëra të mëdha e të realizueshme, të vogla e që bëjne ndryshim, por mbi të gjitha ka nevojë për liri; po po, ka shumë nevoje për liri!

Mendojeni,ka nevoje që gjithkush ndër ne të ketë mundësinë publike të bëje atë që do, të ecë në këmbë e të ketë lirinë dhe mundësinë ta beje këtë, të vrapoje e të ketë lirinë dhe mundesinë ta bejë këtë, të pedalojë dhe të ketë lirinë dhe mundësine ta beje këte, të udhetojë me kosto të lirë dhe të ketë lirinë e mundesinë ta bëje këtë, të shëtise, qëndrojë për të kundruar dhe të ketë lirinë dhe mundësinë ta bëjë këte, të lexojë e të ketë mundësinë e lirinë ta bëjë këtë, të "bërtasë" me talentin, dijen e pasionin, ambicien dhe të ketë lirinë e mundësinë ta bejë këtë, të punojë, të bëjë përpara me punën e tij dhe të ketë lirinë dhe mundësinë ta bëjë këtë, të bëj biznes, prodhojë e tregtoje, shërbejë po ashtu dhe të ketë lirinë dhe mundësinë ta bëjë këtë, të jetë i barabarte me cilindo, pavarësisht ku jeton, nga ka ardhur, ç'besim ka, cilit komunitet i përket dhe të ketë lirinë e mundësine ta bejë këtë...Të jetë i lirë!

Për këtë, duhet të ndryshojë ajri, modeli,duhet punë! Me punën nis! Që ta bësh duhet ta duash punën pa pyetur se çfarë do të jesh nesër në shkallaren e karrierës, pozitës, pushtetit.

Une them se Erjoni mund ta bëje këtë për secilin ndër ne, qytetarë, punëtorë, studentë, sipërmarrës, bujq, pensionistë e fëmijë të këtij qyteti.Jepini një kontratë pune dhe ndihmojeni ta realizojë për ju!Është vetëm një votë larg!

Në anë tjetër,ndeshkojeni modelin e dështuar të një politikani që bredh nga një karrige në tjetrën, madje në ato më të shtrenjtat e pushtetit dhe iken pa bërë asgjë, asgje fare!

Ndëshkojeni modelin e korruptuar që e dëmtoi qytetin duke e vrarë përdite me betonin e ndërtuesve të tij po të korruptuar që i ka dhe klientë politikë, kandidatë në zgjedhje së fundi. Ky që është alternativë prej tij është thjesht replika e tij;ky qytet nuk ka nevojë për barcaleta e thashetheme grash; me to nuk bën dot asnjë punë, fare -fare, thjesht je “çun tavoline, shoqnie" e kështu me radhë!Asnjë në këtë qytet nuk i meriton me këta!

Ndaj zgjidh duke votuar Erjonin, por zgjidh dhe duke votuar Partinë Socialiste!

Është me e madhe se secili prej nesh, ështe shtëpia e majtë, e madhe, e lirë dhe e sigurt për secilin që beson në vlerat e punës dhe përkushtimit, në vlerat e publikes dhe të shërbimit, në vlerat e kujdesit dhe solidaritetit, në vlerat urbane dhe komunitare gjithashtu,thjesht-në të majtë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha: Bandat kërcënojnë qytetarët, pakt me dyshen Rama-Meta
Bojaxhi: E ardhmja nuk u takon sehirgjinjëve, dëshmuam se kurajoja triumfon mbi frikën »
Article Logic
Execution time: 0.022678852081299
array(1) { ["section"]=> string(85) "brace-tiranes-nuk-i-duhen-cuna-tavoline-e-shoqnie-ja-pse-ju-them-votoni-erjonin-14012" }